Sali Berisha

Berisha takim me mjekët: Rama iu detyron të emigroni, të ngihemi në protestë për t'ia shkurtuar ditët qeverisë

14 Qershor 2022, 19:58| Përditesimi: 15 Qershor 2022, 09:45

  • Share

TIRANË- Sali Berisha ka zhvilluar një takim me mjekët për të folur mbi problematikat në sistemin shëndetësor. Berisha tha se qeveria e Edi Ramës, i përçmon mjekët dhe i detyron ato të emigrojnë. Berisha tha se mjekët janë dëshmitarë sesa pak u ka ndryshuar paga në 9 vite, ku sipas tij me borxhin që ka marrë kjo qeveri mund t’i kishte rritur pagat e mjekëve katër herë më shumë.

“Në këtë shërbim jetik për shtetin dhe zhvillimin e saj largimi masiv i mjekëve përbën një dramë të vërtetë. Ndaj mjekëve nga kjo qeveri është mbajtur qëndrim përçmues, maksimal. Ju jeni dëshmitarë sa kanë ndryshuar pagat tuaja në 9 vite. Me borxhin që ka marrë kjo qeveri nga 62.6 për qind të GDP kur mori pushtetin në 107 sot, rrogat tuaja mund të ishin rritur edhe katër herë, të infermierëve e me radhë. Kjo nuk ka qenë agjendë e qeverisë. Përçmimi janë për mua të pashlyeshme skenat në spitalin e Traumës.”-deklaroi Berisha.

Berisha tha se se ligji i parë që ndryshoi qeveria e Ramës kur erdhi në pushtet është ai për ndalimin e importit të ilaçeve që nuk tregtohen në BE, duke lejuar kështu futjen e ilaçeve serbe në Shqipëri. 

“Vilma Nushi e hoqi, përfaqësonte ndërmarrjen farmaceutike publike të Beogradit dhe duhet të futeshin ilaçet serbe që nuk futeshin dot, sepse nuk kishin standarde për tu tregtuar në BE. U hoq ligji dhe Vilma Nushi u shndërrua në oligarkun, pastaj mori edhe check up-in, etj. Shpreh para jush bindjen time të thellë se kushti i të gjitha kushteve për t’i dhënë një përgjigje problematikave të mëdha të mjekëve është angazhimi bluzave të bardha në një lëvizje të fuqishme kundër kësaj qeverie”, është shprehur Berisha.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?