“Opozitarët e opozitës janë klonimet më të shëmtuara, më antidemokratike që mund të bëhen”, kështu tha nga Kombinati kryetari i PD-së gjatë takimit të sotëm elektoral. Berisha tha se partitë e reja kanë dalë hapur kundër rotacionit dhe të gjitha janë në shërbim të Edi Ramës për të marrë vota nga PD-ja.
Kreu i PD-së akuzoi qeverinë për ndërprerje të qëllimshme të zërit opozitar dhe për përdorimin e “klonimeve” politike për të turbulluar skenën elektorale.
"Nuk i dërgojnë në studio televizive për t’u ballafaquar me deputetët tanë, deputetët socialistë. Dhe nxjerrin të ashtuquajturit opozitarë të opozitës. Opozitarët e opozitës janë klonimet më të shëmtuara, më antidemokratike që mund të bëhen. Sigurisht ke të drejtë të bësh apo të mos bësh koalicion. Por një gjë ta dini, të gjithë atyre forcave politike, jo PS-së dhe Bravës, të gjithë i kemi ftuar. Rrinë për të zgrapur vota nga ne për të ndihmuar Edi Ramën."-tha Berisha.
Berisha përmendit vitet e qeverisjes së mëparshme të PD-së, Berisha tha se asokohe rrogat në Shqipëri ishin më të larta edhe se në Bullgari, edhe në Rumani. Gjithashtu shtoi se pensionet ishin më të larta se në këto vende, por edhe në vendet e rajonit.
Kryedemokrati më tej shtoi se në 12 vitet e qeverisjes Rama çmimet kanë ardhur vetëm duke u rritur, ndërsa pensionet dhe rrogat kanë mbetur të pandryshueshme.
"Çfarë ndodhi në Shqipëri? Në Shqipëri ndodhi një zhvillim që tejkalon çdo imagjinatë. Në qoftë se nga viti 2005 deri në vitin 2013, bazuar në këtë parim, t’ua kthejmë paratë qytetarëve, nuk ka mësues në Shqipëri që të thotë se në atë periudhë nuk m’u dyfishua rroga. Nuk ka mjek, nuk ka infermiere që të dëshmojë se në ato vite, rroga e tij nuk u dyfishua. Nuk ka pension të ulët që thotë se pensioni i tij nuk u dyfishua. Nuk ka pension të mesëm që të thotë se pensioni i tij nuk u rrit me 60 përqind. Nuk ka pension të lartë që të thotë se pensioni i tij nuk u rrit me 40 përqind. Pse ndodhën këto? Thjesht, paratë qeveria grumbullonte nga ju, që ishin tuajat, aktin e parë, i kthente tek ju Në këtë mënyrë, arritëm atë që kurrë ndonjëherë ndoshta nuk kishte ekzistuar. Arritëm të jemi qytetarët më të mirëpaguar të rajonit. Rrogat në Shqipëri ishin më të larta edhe se në Bullgari, edhe në Rumani. Pensionet në Shqipëri ishin më të larta se në këto vende, por edhe në vendet e rajonit.Kjo ishte Shqipëria e vitit 2013.Nuk ndalem aspak as për t’u krenuar, as për t’u lëvduar, por për t’u thënë çdo shqiptari se ka një parim për çdo qeveri, dhe ky parim është, t’ua kthejë shqiptarëve paratë që u merr. Ku jemi sot? Në vitin 2025. Para 12 vitesh, çdo pensionist në Shqipëri merrte pension më të madh se pensionisti në Mal të Zi, Serbi, Maqedoni e me radhë. Rroga e ulët në Shqipëri ishte më e lartë se në secilin prej këtyre vendeve, përfshirë Bullgarinë dhe Rumaninë. Sot në qoftë se pensionisti në Shqipëri merr si pension mesatar 170 euro, pensionisti në Mal të Zi merr 450 euro. Merrte 138 euro. Po pse? Sepse qeveria çdo vit është e detyruar t’u kthejë paratë qytetarëve. Rroga minimale në Rumani ishte 167 euro. Ishte 180 lej. Sot rroga minimale në Rumani është rreth 800 euro. Pse? Sepse qeveria u kthente paratë qytetarëve. Çfarë ndodhi me ne? Qeveria nuk ua ktheu paratë qytetarëve.-tha Berisha.
Komente

NALOK I QELBUR,,,CFARE ROTACIONI PERAQSON TI MOR NDYRESIRE,,,,A ISHE TI QE VRAVE NE 2011 4 VETA NE BULEVARD,,A ISHE TI MOR QEN QE BERE 19997 ME 3000 TE VRARE,,PO GERDECIN A E SHPERTHEVE TI,,MEDIU,,DHE DJALI YT SYPESHKAQEN,,,,PER KRIMET DHE VJEDHJET QE KE BERE O MALOK I QELBUR TI MERITOJE QE NE 2011 TE VARESHE NE RREPET E TROPOJES....
Përgjigju