Berisha tha se doli nga burgu, gjykata e rrëzon, Jurgen Molla mbetet në qeli, i refuzohet lirimi me kusht

10 Mars 2020, 18:31| Përditesimi: 10 Mars 2020, 18:35

  • Share

Vetëm një muaj pasi ish-kryeministri Sali Berisha denoncoi nëpërmjet rrjetit social “FB”, se ishte liruar nga qelitë e burgut biznesmeni i ndërtimit Jurgen Molla, Gjykata e Lezhës, ka rrëzuar me vendim të gjithë pretendimin e Berishës, pasi një ditë më parë ka refuzuar kërkesën e të dënuarit Molla për lirim me kusht.

“Shqiptarja.com” mëson se vendimi është marrë nga gjyqtari Artan Hajredinaj, i cili pasi ka studiuar të gjithë praktikën e vuajtjes së dënimit të Jurgen Mollës, në fund të gjykimit ka vlerësuar duke deklaruar si të papranueshme kërkesën e Jurgen Mollës për “Lirim para kohe me kusht”. Pavarësisht kësaj humbje në Gjykatën e Shkallës së Parë në Lezhës, pritet që mbrojtësit ligjore të ndërtuesit të “Kompleksit Molla” në Yzberisht, pritet ti drejtohen gjykatës së Apelit Shkodër, duke kërkuar prej kësaj të fundit lirimin me kusht.

Ndërkohë paralelisht me këtë proces gjyqësor, në Lezhë është duke u zhvilluar dhe një kërkesë e depozituar nga Jurgen Molla, për uljen e dënimin me 90 ditë burgim. Jurgen Molla njihet si një nga ndërtuesit e shumtë në Tiranë, që ka ndërtuar në zonën e Yzberishtit. Molla ka qenë pjesë e një grupi kriminal që trafikonte heroinë dhe rezulton i dënuar me 8.8 vite burgim nga Gjykata e Apelit për Krime të Rënda. Molla është arrestuar në muajin Korrik 2016, pas një urdhër-arresti të lëshuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?