Berisha tha se Rama po largon Kim, Krashi në Pa Protokoll: S’ka lidhje i mbaron mandati! Ndoka: Ka sulmuar opozitën e ka ndërhyrë në drejtësi

9 Dhjetor 2022, 22:48| Përditesimi: 10 Dhjetor 2022, 07:00

  • Share

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim është drejt ikjes pasi i mbaron mandati. Por ish-kryeministri Sali Berisha akuzoi sot kryeministrin Edi Rama se po e largon ambasadoren si limon të shtryllur. Por këto akuza, për deputetin socialist Lavdrim Krashi nuk qëndrojnë. I ftuar në Report Tv, Krashi tha se kjo është një procedurë normale.

“Procedurë normale, mandatit të saj po i vjen fundi e ka nis në 20 janar 2020, pas një muaji i mbaron mandati. marrëdhëniet e ngushta të shqiptarëve me SHBA, marrëdhënia speciale që kemi me SHBA nuk varet nga individët të caktuar, qoftë nga qeverisë në Shqipëri, apo qeverisë në Amerikë, në të njëjtën gjatësi vale nuk është as e atyre të emëruarve që janë përçues të politikave të shtetit amerikan në shtete ku vijnë për të ushtruar detyrat. Ministria s’ka bërë gjë tjetër, veçse ka konfirmuar diçka që dihej”, u shpreh Krashi.

Në emisionin ‘Pa Protokoll’ të gazetares Anduela Ndreu, kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka u ndal në njoftimin që bëri ministria e Jashtme për zëvendësimin e Kim. Sipas tij kjo ishte një lëvizje injoruese e Ramës kundrejt ambasadores. Ndoka tha se nuk ka përse ministria njofton procedurat e zëvendësimit pasi kjo i takon Presidentit.

Nga ana tjetër, Ndoka u shpreh se Kim ka ndërhyrë në politikë si edhe në sistemin e drejtësisë.

“Ka ndërhyrë në opozitë, sistem drejtësie, ka bërë gjitha gjërat që nuk ka bërë asnjë ambasador në 30 vite. Ka thyer konventën e ambasadorëve diplomatikë, ka ndërhyrë në mënyrë direkte në pjesën e politikës, tek opozita. S’ka njohur vullnetin e anëtareve. Dhe shumë gjëra të kësaj natyre.

E ka sulmuar opozitën edhe zmbraps nga qeverisja. Arriti deri aty sa kryeministri e ka bërë për cinizëm, nuk ndodh që procedura e ambasadorit e jep ministria e Jashtme. S’ka lidhje. Është presidenti republikës që pranon kredencialet merre informacionet, nuk ulet niveli deri tek ministria e jashtme. I dha një goditje injoruese. I tha që ti je një ish në largim”, tha Ndoka.

Për Bislim Ahmetaj njoftimi nga ministria e Jashtme ishte për të treguar se qeveria ka fuqinë të bëjë gjithçka.

“Rama i emëron dhe çemëron të gjitha ambasadorët, të vetët jo. 90% e ambasadorëve te republikës së Shqipërisë janë në mandatin e tretë. Për SHBA është tre vjeçar. Lajmi qe dha ministria është ne vazhdën e skandaleve që bën kjo qeveri për të thënë se unë kam fuqinë që të bëj gjithçka. Si asnjëherë tjetër procedurën e zëvendësimit e kanë nisur nga zëdhënësja e Ramës. Është sjell si sekretare e parë e komitet qendror, ka shkel cdo lloj statusi”, tha Ahmetaj.

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim është drejt ikjes. Kim po i mbaron mandati, ndërsa Ministria e Jashtme njoftoi proceduart për zëvëndësimin e saj.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • minushe: 13/12/2022 14:31

    do nderhyje patjeter se e dime ne se cbejme po spatem dike mbi koke qe di se si behet drejtesi... ne fillojme prape me gjyqtare plepash

    Përgjigju
  • Ricardo: 10/12/2022 09:12

    Po cfar nxirrni Nard Ndoken, nje cope axhustator pa shkolle te komentoje mbi politikat shteterore e ndershteterore rast e pa rast ? O zot ku kemi mberritur, per te na qare hallin, afer fundit ?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?