Foto e mëparshme nga takimi Basha- Soros ne selinë e PD

Politikë

Berisha tha se Soros qëndron pas vendimit të SHBA për ta shpallur 'Non Grata', aktivistja ngre dyshime të forta: Basha takim me Alex Sorosin te restoranti i Hasës?

25 Maj 2021, 21:24| Përditesimi: 25 Maj 2021, 21:44

  • Share

Aktivistja Evi Kokalari ka ngritur dyshime të forta ndaj kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha për të cilin ngre dyshime se është takuar me Alex Soros, djalin e biznesmenit George Soros.

Kokalari ngre aludimet se Basha është takuar sot në restorantin e ish-deputetit Endri Hasa me Alex Soros. Përmes një status në rrjetet sociale, ajo thotë se takimi mund të jetë zhvilluar gjatë vizitës së fundit të Soros në Tiranë.

“Basha takim me Alex Sorosin tek restoranti i Endri Hasës? Uroj të mos jetë e vertët!! p.s. Bëhet fjalë për visitën e fundit të Alex Sorosit në Tiranë. Foto nuk eshte nga takimi i fundit. Ja ta heq foton që të bini rehat. Ju lutem fokusohuni tek faktet. Nëse Basha vërtet është takuar me Alex Soros sidomos mbas shpalljes së Berishës si persona non-grata, kjo nuk është mirë fare", shkruan aktivistja.

Kreu i PD-së jo pak herë është akuzuar si pjesë e lobit të Sorosit në Shqipëri. Ndërkaq, ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza të forta se pas shpalljes së tij “non grata” nga DASH qëndron George Soros dhe kryeministri Edi Rama. Këto deklarata kryeministri i ka bërë ditën kur tha se do të padisë sekretarin amerikan të shtetit Antony Blinken i cili bëri publik vendimin e SHBA.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?