Berisha thirrje deputetëve: Hidhni poshtë me përçmim dhe neveri amnistinë fiskale! Rama po sfidon ndërkombëtarët, synon të mbështesë krimin

19 Dhjetor 2022, 13:03| Përditesimi: 19 Dhjetor 2022, 13:55

  • Share

Për Sali Berishën, garancia që kryeministri Rama dha një ditë më parë për miratimin e amnistisë fiskale, është sfidë e hapur që kreu i qeverisë po i bën ndërkombëtarëve, duke rrezikuar fuqizimin e krimit shqiptar në botë.

“Një proces gjigant dhe i paparë ndonjëherë, i larjes së parave të krimit, me procedura ligjore nga Shqipëria, që do të thotë, fuqizim i madh i organizatave kriminale dhe mafies shqiptare, në rajon, në Europë dhe në Botë”, tha Berisha

Miratimi i amnistisë fiskale, tha ish kryeministri godet edhe biznesin e ndershëm.

“Edi Rama për interesa të klanit të tij mafioz dhe të organizatave kriminale shqiptare, kërkon të kriminalizojë ekonominë shqiptare, kërkon të rrënojë të gjitha efektet e garës së hapur dhe të ndershme, kërkon të godasë ata të cilët kanë ndërtuar bizneset, jo mbi krimin, drogën, vrasjen, trafiqet, por mbi mendjen, djersën, ndershmërinë dhe integritetin e tyre”, tha Berisha.

Për këtë arsye, i kërkon ligjvënësve të mos e kalojnë ligjin e amnistisë fiskale.

“Çdo deputet që merr përsipër të votojë një akt të tillë kriminal, direkt apo indirekt bëhet anëtar i një organizate kriminale që Europa nuk e ka parë ndonjëherë. Ndaj dhe thirrja ime është: për çdo parlamentar, të hedhë poshtë me përçmim dhe neveri, si tepër të rrezikshëm për sigurinë e vendit, për të ardhmen e Shqipërisë, projektin famëzi të amnistisë fiskale të Edi Ramës dhe klanit të tij mafioz.”, tha Berisha.

Një ditë më parë, në mbledhjen e Këshillit të Diasporës, kryeministri Rama tha se amnistia fiskale është e domosdoshme për të formalizuar të ardhurat e emigrantëve. Për kreun e qeverisë, kjo është një mënyrë shumë e rëndësishme për të formalizuar të ardhurat e shqiptarëve në botë, të cilët bëjnë 2-3 punë. Ndonëse ndërkombëtarët janë shprehur kundër kësaj nisme të ndërrmarë nga qeveria, Rama u shpreh se do të vijë momenti kur edhe ata do ta kuptojnë se sa e rëndësishme është kjo amnisti.

Komento

Komente

  • Liku: 19/12/2022 15:32

    O brish ku shkuan parate e firmave piramidale

    Përgjigju
  • Armand: 19/12/2022 14:07

    Paske mi cik o jiet se ti i kishe miq e shok gjith krimnelat

    Përgjigju
  • Ylli: 19/12/2022 14:06

    Ky berisha vertet mundohet te japi men por problemi esht qe ska

    Përgjigju
  • titi: 19/12/2022 14:01

    hahahahaha bo eshte ber qesharak nongrada me keto syzet e djellit si xhames bondi

    Përgjigju
  • Pd-ps: 19/12/2022 13:12

    O berishe deputet e tu nuk flasin kundra krimit se marrin para nga krimi per te heshtur. Me nga 200 vete jane ba bandat shkoder, elbasan, tirane, durres, fier, vlore asnje nuk flet sepse krimi i ka paguar majme per te heshtur nga trafiqet e droges. Nese nje kg droge blihet 1000 euro ameriken latine shqiperi shitet 20 deri 30 mije euro me shumice ndersa me pakice 50 deri 70 mije euro. Llogarite per nje ton droge shkon shifrat marramendese me 70 milion dollare fitim. Deputeve po tu japesh nga nje milion e mbylkin gojen pergjithmone.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?