Politikë

Berisha thirrje diasporës: Asnjë votë mos fotografoni, qëndroni qytetarë të lirë të këtij vendi, votoni shpëtimin e Shqipërisë

22 Prill, 20:12| Përditesimi: 22 Prill, 20:24

  • Share

 

Nga Korça, kreu i PD Sali Berisha u ndal edhe tek shqiptarët në diasporë. Ai u bëri thirrje atyre që të mos fotografojnë asnjë votë, ndërsa i ftojë që të votojnë për ndryshimin në 11 maj. 

'Votoni për vëllezërit, motrat tuaja, votoni për dinjitetin tuaj. Votoni në mënyrë që në 11 maj, të shkojë atje ku e meriton.  I bëj thirrje diasporës që po voton këto ditë, asnjë votë mos fotografoni, qëndroni qytetarë të lirë të këtij vendi, qytetarë të lirë aty ku jeni. Votoni ndryshimin, votoni shpëtimin e Shqipërisë. Dhe ata që nuk mundën të regjistrohen, të bëjnë gjithçka, të vërshojnë drejt Korçës dhe Shqipërisë më 11 maj, ditën e fitores', tha ai. 


Lajmi kryesor:

Berisha nga Korça: Rama flet me kërcënime si Nuredin Dumani në sallën e gjyqit, investimet i ka të zhytyra në vjedhje! Asnjë votë për ata që s'pranuan të jenë në koalicion me ne


S.B/r.k./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se zgjedhjet do ndikojnë në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së?