Ndërkohë që kreu i PD-së Sai Berisha pothuajse në çdo konferencë apo dalje për mediat ditët e fundit përmend si fakt fshirjen e fotove nga rrjeti social të kryeministrit Edi Rama me Alex Soros, ky i fundit edhe ditën e sotme ka vijuar të postojë.
Alex Soros ka publikuar në faqen e tij në Instagram një fotografi ku ka pozuar së bashku me kryeministrin Rama, ku shfaqen krah për krah dhe të qeshur.
Djali i George Soros poston herë pas here fotografi me kryeministrin, por edhe me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, me të cilët ka miqësi të hershme. Këto foto rrëzojnë edhe njëherë pretendimet e kryedemokratit Berisha, se kryeministri nuk shfaqet më në fotografi me Alex Sorosin.
Postimi i Alex Soros në Instagram
Komente
