Teksa do i duhet të përballet në gjyq për aferën Partizani, SPAK ka nisur edhe një tjetër hetim që rëndon pozitën e Sali Berishës, për kontratën 6 milionë dollar të lobimit në SHBA që do t’i sillte heqjen e non gratës. Por a do të vazhdojë apo jo të paguajë 250 mijë dollarë për një muaj tjetër, tashmë që kontrata që lidhi në emër të koalicionit PD-ASHM, me një fondacion amerikan, kryedemokrati nuk e ka ende një përgjigje.
“Tani ajo nuk është mes PD-së dhe kompanisë. Ajo është midis fondacionit dhe kjo varet nga fondacioni. Ne jemi transparent dhe do themi çdo gjë, edhe kompania supertransparente, publikon çdo dokument. Zoti Noka ka firmosur se pranon shërbimin, se pranon shërbimin. Kontrata është jo midis nesh e kompanisë, por midis fondacionit dhe kompanisë”.
Kurse pyetjes nëse ky shërbim do vijonte më tej edhe pas zgjedhjeve të 11 majit, kreu i selisë blu u shpreh se nuk është marrë ndonjë vendim dhe do qartësohet më tej.
“Për sa kohë që s’ka marrë një vendim, do qartësojë, ky është një proces në vazhdim, varet edhe nga fondacioni, edhe nga të tjerat”, përfundoi ai.
Berisha foli se si nxiu përsëri Shqipërinë edhe në Asamblenë Parlamentare të OSBE-së në Porto të Portugalisë. Ai tha se u paraqiti të pranishmëve prova, “fakte, dokumente për farsën elektorale të 11 majit në të vetmin narkoshtet në Europë të ngritur nga Ramaduro”.
“Siç e dini, Asambleja Parlamentare të OSBE dhe institucionet e saj, mes të cilave ODIHR, janë të besimit të plotë të vendeve anëtare të OSBE përsa u përket zgjedhjeve, karakterit të zhvillimit të tyre, të drejta apo të padrejta, të barabarta apo të pabarabarta. Dhe unë shfrytëzoj rastin të falenderoj presidentin e grupit parlamentar të PPE-së për mundësinë që më krijoi të bëj ekspoze të qartë, të plotë, të faktuar të farsës elektorale që u zhvillua në Shqipëri më 11 maj. Interesi i anëtarëve të atij grupi ishte i madh. Ne paraqitëm fakte e dokumente se çfarë ishte procesi i Ramaduros, narkoshtetit të parë e të vetëm në Europë. Informuam për angazhimin total të narkoshtetit, të gjitha potencialeve të tij njerëzore, financiare e ekzekutive, për kontrollin e votës së qytetarëve shqiptarë”, tha kreu i PD-së ndër të tjera, teksa u vu re edhe “lëmshi i fjalëve” që bënte herë pas here, duke ngatërruar Asamblenë e SOBE-së me të Parlamentit Evropian disa herë apo shifrat me të cilat denonconte qeverinë.
Sali Berisha komentoi edhe rinumërimin e kutive në qarkun e Fierit dhe rezultatet e reja, ku u vu re devijimi i madh i votave brenda PD-së dhe PS-së, si dhe ndryshimi në mandate brenda PS-së mes Zegjine Çaushit që e humbi dhe Maldrita Bardhos që e fitoi me 10 vota diferencë. Kreu i PD-së mori në mbrojtje kandidatët e tij dhe sulmoi kundërshtarin, duke thënë se 5 orë pas përfundimit të rinumërimit e detyruan kandidaten socialiste të linte mandatin që fitoi dhe se rinumërimi provoi që mandatet ndryshuan vetëm te PS.
“Këta kritikuan rinumërimin, por ça tregoi ai? Deputetit i kishin marrë mandatin. Se me këtë narkonomenklaturë mandatet janë pa vlerë. Tregoi se qytetarët votuan për atë tjetrën, se nuk ia di emrin, nuk ka rëndësi vullneti, i duhej Zegjineja atij. Brenda pesë orëve mandatin e saj e bënë të paqenë, e kthyen te Zegjineja. E kthyen por dolën lakuriq para botës”.
Berisha u pyet edhe për numrin e madh të votave të pamerituara të kandidates së PD, Silvi Hasaj në Fier dhe shkeljet e komisionerëve. Ai tha se ligji duhet zbatuar kur ka shkelje, por u mbrojt duke shtuar se te PD nuk lëvizi mandat, kurse te PS ndodhi e kundërta.
“Cilido që nuk zbaton ligjin, për mua duhet të jetë përgjegjës para ligjit, pikë, ky është komenti im. Por dallimi është i madh, nuk kemi lëvizje mandati, sigurisht nuk duhet të ndodhi, e para kjo, i qëndroj asaj që thashë. Kurse këtu kemi dy mandate, lëvizën dy mandate (te PS). Grupet kriminale punuan për socialistët në Fier, aq të pangopur sa duhet të vidhnin edhe vota. E thashë edhe njëherë, ligji është ligj dhe duhet zbatuar”, u përgjigj ai.
Sali Berisha i qëndroi argumentit se Partia Demokratike nuk bën lobim në SHBA, por merr një shërbim nga fondacioni dhe firmën në kontratë mes palëve sekretari Flamur Noka e ka hedhur për shërbimin që subjekti merr.
Vlera e kontratës është 6 mld USD, që do paguhen në arkat e 'Continental Strategy' nga fondacioni i krijuar nga Nuredin Seci, “MAGA” dhe që mbetet e dyshimtë, teksa ndodhet nën verifikim edhe nga ana e SPAK-ut.
I pyetur në lidhje me kontratën e kësaj konsulence, ai tha:
“Tani ajo nuk është mes PD-së dhe kompanisë. Ajo është midis fondacionit dhe kjo varet nga fondacioni. Ne jemi transparent dhe do themi çdo gjë, edhe kompania supertransparente, publikon çdo dokument. Zoti Noka ka firmosur se pranon shërbimin, se pranon shërbimin. Kontrata është jo midis nesh e kompanisë, por midis fondacionit dhe kompanisë”.
Kurse pyetjes nëse ky shërbim do vijonte më tej edhe pas zgjedhjeve të 11 majit, kreu i selisë blu u shpreh se nuk është marrë ndonjë vendim dhe do qartësohet më tej.
“Për sa kohë që s’ka marrë një vendim, do qartësojë, ky është një proces në vazhdim, varet edhe nga fondacioni, edhe nga të tjerat”, përfundoi ai.
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha sulmoi anëtarin e KAS, Ilir Rusmaili, duke e cilësuar si një njeri pa ligj e moral, që qëndron në detyrë në kundërshtim me ligjin dhe që dikur ai e kishte shkarkuar për korrupsion.
Ai mbrojti lëvizjet e votave brenda PD gjatë rinumërimit në Tiranë dhe Fier edhe me vendimet që kishte marrë Rusmaili për votat e pavlefshme në shumë raste, duke e fajësuar për devijimet brenda PD-së apo për subjektin, gjatë numërimit të parë prej komisionerëve. Por ai theksoi se ligji për shkelësit duhej zbatuar. Berisha tha se në shumë raste votat e PD shpalleshin të pavlefshme vetëm pse viza dilte pak nga kuadrati.
“Por vetëm një gjë, nëse e vure re, si e gjetën mekanizmin? Me një njeri që s’ka ligj as moral, jo nuk ka. Po, po ka qenë bashkëpunëtori im, por e kam shkarkuar për korrupsion unë atë. Po, po, e kam shkarkuar, për atë e kam, Ilir Rusmailin. I cili me urrejtje patologjike qëndron aty në kundërshtim me ligjin. Qëndron aty, në KAS, në kundërshtim me ligjin. Nuk ka as ligj dhe as moral, është si vetja e vetë ai. Nuk duhet të jetë aty, është këshilltar i Presidentit, në kundërshtim me ligjin ndodhet në KAS. Ky për një diçka të vogël i quante vota të pavlera, edhe në Tiranë, pa asnjë shkak ligjor. Se dilte viza pak nga kuadrati, e ka me dhjetëra, ky i quante të pavlera. Ato ndryshime e lëvizje e ndryshime që kanë ardhur në Tiranë, ka ardhur nga vlerësimi i votave pa asnjë shkak ligjor”, tha Berisha.
Komente

O shoku sali, po si mor shok nuk e kupton se si qelbesh ti dhe gjith fara jote nga korrupsioni e babezia? Po foli mor foli o zagoll kabellua.
PërgjigjuMashtrues qe pa hapur gojen, i kujton akoma shqiptaret si ata te vitit 1991.
PërgjigjuOr kufome e qelbur komuniste.po ato te pd qe jan nja 700 vota qe ja kan kalu njeri tjetrit apo ato nuk quhet.qelbesire politike kur te ikesh ti nga kjo bote do bi rehat ky popull
Përgjigju