Politikë

Berisha takim në biznesin fason në autostradën Tiranë-Durrës: Do kompensojmë uljen e euros për bizneset, Rama fushatë me fjalor dhe batuta banale (VIDEO)

28 Prill, 13:59| Përditesimi: 28 Prill, 14:44

  • Share

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka zhvilluar sot (28 prill) një takim në biznes fasonerie, pranë autostradës Tiranë-Durrës, ku pas përshëndetjes me punonjëset dhe stafin drejtues, mbajti edhe një bashkëbisedim të shkurtër, për prezantimin e programit PD-ASHM për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Kjo vizitë erdhi pak pas anulimit të konferencës së përditshme për shtyp dhe në valën e lajmeve të zbulimit të kontratës së lobimit 6 mln dollarë me kompaninë amerikane “Continental” të PD-së dhe Berishës, teksa ky i fundit është i shpallur “non grata” prej më shumë se pesë vitesh.

Kontrata u zbulua dhe publikua nga Report Tv dhe Shqiptarja.com të shtunën (26 prill), ku garantuesi ishte një elektricist që jeton në SHBA, Nuredin Seci dhe firmëtar nga PD Flamur Noka. PD e ka shitur si një pagesë nga komuniteti shqiptar në SHBA, nëpërmjet fondacionit "Maga”.

Berisha gjatë takimit me punonjëset vlerësoi se prodhimi është motori kryesor i ekonomisë, teksa përshëndeti punonjëset për mbështetjen, ku nuk munguan edhe gafat për euron, ku dha dy shifra të kursit me 35 dhe 38% dhe më pas me uljen e ekonomisë rrogave e pensioneve, nga 31% që e korrigjoi në 32%.

Berisha akuzoi qeverinë e Edi Ramës për situatën e varfërisë social-ekonomike, duke shtuar se kryesocialisti për të hequr vëmendjen nga skandalet dhe situata, bën fushatë me fjalor banal dhe batuta.

“Kjo situatë merr fund më 11 maj! Unë ju garantoj ju se do kompensojmë të gjithë uljen e vlerës së euros. Do ulim çmimin e energjisë dhe ujit, nuk do ketë taksa bashkie mbi 1% të xhiros, që sipërmarrësi të investojë e rrisë rrogat, të punësojë më shumë. Edi Rama po kërkon të heqë vëmendjen, po bën një fushatë me batuta dhe fjalor banal”, tha Berisha mes të tjerash. 

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni kontratën 6 mln dollarë të PD për lobim në SHBA?