Gjatë marshimit të simpatizantëve të PD-së drejt KQZ, ish-Kryeministri Sali Berisha ka folur për mediat duke iu drejtuar Edi Ramës se nuk i mashtron dot italianët ashtu sic bën me shqiptarët. Berisha tha se PD po tenton t'i rikthejë lirinë shqiptarëve.
“Rama shkoi, po italianët nuk i mashtron dot. Ne po tentojmë t’i kthejmë lirinë shqiptarëve. Revolta ka pushtuar zemrat e mbarë shqiptarëve. Ne po tentojmë t'u kthejmë lirinë shqiptarëve dhe rama i ka kohërat e numëruara. Bën mirë të ikë ditën se ikja natën nuk dihet se ku përfundon, është e tmerrshme për të”- tha Berisha.
Ndërkohë pyetjes së gazetarëve se pse është aq në formë sot dhe a ka lidhje kjo me faktin se në protestë nuk u përdor gaz lotsjellës, Berisha iu përgjigj me humor duke thënë se ai gjithmonë është në formë, edhe kur ka gaz edhe kur nuk ka gaz.
Lajmi kryesor: