Sali Berisha

Politikë

Berisha urdhër kandidatëve: Nxirrni video dhe bëni status në Facebook që unë mund të udhëtoj në SHBA tani

8 Maj, 16:11| Përditesimi: 8 Maj, 16:30

  • Share

Kreu i PD Sali Berisha, u ka dërguar një urdhër të gjithë kandidatëve të PD-së, duke kërkuar që të reagojnë publikisht lidhur me lajmin e një gazetari amerikan, sipas të cilit, në Departamentin Amerikan të Shtetit i kanë thënë që kryedemokrati mund të udhëtojë drejt SHBA, pavarësisht se është non grata.

Në një mesazh të brendshëm të shpërndarë në strukturat e partisë, Berisha u ka kërkuar që të nxjerrin video dhe të bëjnë status në Facebook që ai mund të udhëtoj tani në SHBA.

“Njoftim i rëndësishëm. Të gjithë kandidatët duhet të publikojnë një video dhe një status në Facebook, duke përshëndetur ndryshimin në qëndrimin e Departamentit Amerikan të Shtetit ndaj vendimit të padrejtë për Partinë Demokratike! Përcilleni ju lutem!”, thuhet në mesazh./Tema

S.B/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se zgjedhjet do ndikojnë në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së?