Sali Berisha

Politikë

Berisha për zgjedhjen e papës së ri në krye të Kishës Katolike: U zgjodh një Donald Trump i ri në Vatikan

8 Maj, 19:41| Përditesimi: 8 Maj, 19:50

  • Share

Robert Francis Prevost është zgjedhur sot Papa i ri dhe ka marrë emrin Leoni XIV. Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha nga Shkodra ka uruar Papa Leon XIV për zgjedhjen e tij në krye të Kishës katolike.

Gjatë takimit përmbyllës nga Shkodra, në mes të fjalimit Berisha teksa uroi papën e ri tha: “Papë i ri u zgjodh një Donald Trump i ri në Vatikan”.

“Papë i ri u zgjodh një Donald Trump i ri në Vatikan. Papa Leo, një amerikan. Le ta urojmë. Le t’i urojmë jetë të gjatë dhe sukseset më të mëdha në udhëheqjen e Kishës Katolike. Ndaj dhe ne rikthehemi te qytetari, do rikthejmë paratë te ju”, ishte mesazhi i Berishës.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, si ju është dukur fushata zgjedhore?