Berisha: Minimiumi jetik, 200 euro në muaj për 1.3 mln shqiptare! Rama shpalli ‘Republikën e Kanabisit’

19 Qershor 2023, 12:48| Përditesimi: 19 Qershor 2023, 17:06

  • Share

Ish kryeministri Sali Berisha zhvilloi sot një konferencë për projektligjin për garantimn e minimumit jetik. Berisha ka kërkuar që të vendoset pagesa prej 200 euro si minimum jetik, ndërsa thekson se kjo do të ishte një përgjigje emergjente në të cilën ndodhet Shqipëria.

‘Avokati i Popullit e ka përllogaritur këtë minimum jetik rreth 200 euro. Sot minimumi jetik mesatar në BE është 840 euro, pra është llogaritur një e katërta, ndërkohë që duhet të jemi të vërtetë, çmimet e ushqimeve bazë në Shqipëri janë të njëjta dhe në disa artikuj, edhe më të kushtueshme se në mesataren e BE. Por, vendosja e një pagese prej 200 euro si minimum jetik për person është pa diskutim një përgjigje e situatës emergjente në të cilën ndodhet Shqipëria.

Nga kjo pagesë, përfitojnë mbi 85 përqind e pensionistëve, të cilët janë ndër këtë pagesë, përfitojnë të gjithë familjet me ndihmë ekonomike, të cilët marrin një mbështetje qesharake, maksimumi 8 mijë lekë, përfitojnë kategori të tjera dhe duhet të përfitojnë studentët, duhet të përfitojnë të rinjtë. Me një fjalë, shtrirja, vendosja me ligj është një përgjigje ligjore që i jepet kësaj situate katastrofale ku ndodhet vendi, me kërcënim të madh për varfëri dhe mjerim, si asnjë vend tjetër në Europë.’- u shpreh Berisha.

Një koment e pati edhe për projektligjin e propozuar për kanabisin mjekësor.

Projektligjin e propozuar nga Qeveria për të legalizuar kanabisin mjekësor, ish Kryeministri Sali Berisha e konsideron si vendim të Ramës për ta shpallur Shqipërinë Republikën e Kanabisit.

“Edi Rama shpalli Republikën e Kanabisit, kaq. Kjo është shpallja e Republikës së Kanabisit. Është akti i fundit publik i tij. E kanë quajtur të tjerët Kolumbi e Europës, e kanë quajtur Kanabistan, tani s’ka nevojë ta quajnë Kolumbia e Europës, por do ta quajnë Republika e Kanabisit dhe e Shqipërisë.”- tha Berisha.

Këshilli i Ministrave miratoi projektligjin për legalizimin e kanabisit për përdorim mjekësor. Në daljen për mediat, Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu shpjegoi se ky projektligj përcakton kuadrin rregullator për mënyrën se si do iniciohet procesi për kontrollin e kultivimit dhe përpunimit të bimës së kanabisit dhe prodhimit të nënproduketeve të saj për qëllime mjekësore dhe industriale.

Ora 14:10
Legalizimi i kanabisit mjekësor, Berisha: Rama e bëri vendin si Kolumbinë e Evropës

1687170512_saliberisha.jpg

Projektligjin e propozuar nga Qeveria për të legalizuar kanabisin mjekësor, ish Kryeministri Sali Berisha e konsideron si vendim të Ramës për ta shpallur Shqipërinë Republikën e Kanabisit.

“Edi Rama shpalli Republikën e Kanabisit, kaq. Kjo është shpallja e Republikës së Kanabisit. Është akti i fundit publik i tij. E kanë quajtur të tjerët Kolumbi e Europës, e kanë quajtur Kanabistan, tani s’ka nevojë ta quajnë Kolumbia e Europës, por do ta quajnë Republika e Kanabisit dhe e Shqipërisë.”- tha Berisha.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?