Foto e postuar nga Berisha dhe foto e postuar nga media në Bosnje në 2017

Berisha vijon gënjeshtrat, publikon foton e 2017 në Bosnje me kanabis dhe e paraqet si fidanët e mbjellë në Shqipëri në 2020

15 Korrik 2020, 22:00| Përditesimi: 15 Korrik 2020, 22:14

  • Share

Ish-kryeministri Sali Berisha, i rrëzuar 7 vite më parë nga pushteti, është kthyer në fabrikën më të madhe të dezinformimit, trillimeve dhe mashtrimit në Shqipëri, në funksion të interesave politike. Ai është kthyer tashmë edhe në një personazh qesharak, ndërsa gënjeshtrat i janë kthyer në një rutinë të përditshme. Përmes llogarisë së tij në Facebook dhe marifetit ‘qytetari dixhital’, Berisha prodhon çdo ditë një numër të konsiderueshëm mashtrimesh, disa nga të cilat janë kaq flagrante, vulgare dhe qesharake saqë nuk mund të kalojnë pa u vënë re. E tillë është edhe kjo foto e publikuar një ditë më parë nga Sali Berisha, në faqen e tij zyrtare në Facebook, me përshkrimin “bujqësia intensive ‘medicinale’ e Edvin Drodës’, duke denoncuar kultivimin e kanabisit, i cili sipas tij ka zëvendësuar bujqësinë në Shqipëri.

Por, nga një verifikim i thjeshtë rezulton se Berisha e ka kopjuar foton në internet, duke e paraqitur si një realitet shqiptar. Origjina e kësaj fotoje është krejt tjetër. Fotoja është publikuar që në vitin 2017 nga një portal në Bosnje, konkretisht nga “radiosarajevo.ba”, linku: (https://radiosarajevo.ba/vijesti/crna-hronika/suad-uzgajao-marihuanu-skrivenu-u-kukuruzu/267073).  Kjo foto është botuar gjatë një raportimi të një aksioni policor kundër kultivimit të drogës. Fotoja paraqet kultivimin e kanabisit me një arë me misër në Bosanska Krupa, komunë në veriperëndim të Bosnjës dhe Hercegovinës.

Megjithatë, Berisha e ka kopjuar si dhe e ka publikuar në faqen e tij, duke e paraqitur si bujqësinë shqiptare nën qeverisjen e Edi Ramës. Nuk kemi të bëjnë thjeshtë me bllofin e radhës, por me një fabrikë dezinformimi të qëllimshëm. Më parë, Sali Berisha një avion të rrëzuar në Britaninë e Madhe e ka paraqitur si një avion droge të rrëzuar afër Gjadrit në Lezhë, një foto në Ukrainë e ka paraqitur sikur është në Malësinë e Madhe etj., çka tregojnë seriozitetin dhe besueshmërinë e ish-kryeministrit.

 Fotoja e publikuar nga Berisha në Facebook ku denoncon kanalizimin e bujqësisë shqiptare 

Fotoja e publikuar tre vite më parë nga portali “radiosarajevo.ba” gjatë një raportimi të një aksioni anti-drogë 

 

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Miri: 16/07/2020 11:02

    Shume here e ve ne (duke i kerkuar falje zotit) ekzistencen e zotit se si e le nje njeri te tille gjalle me te gjithe keto te zeza qe i ka bere dhe vazhdon ti beje ketij populli e vendi

    Përgjigju
  • Haka Tekizoti: 16/07/2020 08:53

    Ky qelbësirë njeri është vrasës gjakftohtë kështu që gjithë qelbësirlliqet e tjera të tij s'janë asgjë përpara kutërbimit të tij si vrasës. Përsa kohë nuk do të përgjigjet për vrasjet ai do livadhisë mes shqiptarëve duke bërë gjithfarë poshtërsish.

    Përgjigju
  • Lexues: 16/07/2020 08:38

    Pavaresisht cfare publikon ai ne e dime qe kanabis ka ke shumice

    Përgjigju
  • TA RRAS LALA: 16/07/2020 06:46

    Ky vemje kriminel hajdut është një monstër. Ky krimb me emrin bastard qen i tërbuar salhe është në grahamat e fundit të jetës. Ky tregon karakterin e tij si njeri që gënjen e as skuqet e as zverdhet. Zaten një njeri që ka duart me gjakun e qindra njerzve e si bën përshtypje po vazhdon e kërkon prap gjak ky fundërrin. Po ska faj ky faijn e kan Shqiptarët që sja mbyllin gojën njëher e përgjithmon e ta dërgojn aty ku e ka vëndin qeni bastard malok.

    Përgjigju
  • Cubi: 16/07/2020 04:24

    Per ti qar hallin. Komplet i rrjedhu i shkreti!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

    Përgjigju
  • I pa cipi: 15/07/2020 22:57

    Po ky sali krimineli hajduti paska ik per lesh komplet esht ber si beu i lushnjes ne filmin ""koncert ne vitin 36""...thuajini armines ta qetesoj ....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?