Sali Berisha mbrojti diskursin e tij për baltosjen e Shqipërisë në Asamblenë e Parlamentit Evropian dhe PPE-të javën e kaluar, ku nxiu vendin që po bën përpjekje për integrimin në BE dhe ndodhet shumë pranë këtij hapi, duke e cilësuar si një “vend ku mbizotëron narkoshteti dhe krimi i organizuar”.
Në konferencën e sotme për shtyp, ai akuzoi edhe mediat që pretendoi se të drejtuara nga qeveria, sulmuan atë dhe PD-në për ato dy ditë të javës së kaluar me artikuj të ndryshëm.
Por nuk pati asnjë tërheqje në akuzat publike të bëra edhe në Bruksel, ku akuzon Shqipërinë si një vend narkoregjim dhe të lidhur me bandat kriminale.
“Keni parë se si një suitë e tërë mjeranësh, të kapur kokë e xhep nga krimi i narkoshtetit, lebetiteshin në mediat e tye, portalet, televizionet dhe media sociale, të gjithë për arsye të vetme, në Bruksel morën një plagë të pashërimtë. Farsa e tyre elektorale morën një demaskim ekzemplar, lidhjet e tyre me krimin, kartelet e drogës dhe organizatat më të rrezikshme kriminale, mori demaskim farsa zgjedhore në të gjitha dimensionet e saj.
Kurrë ndonjëherë Brukseli nuk ka qenë më shqiptar se ato dy ditë të javës së kaluar, e marta dhe e mërkura, u mbrojtën interesat jetike të shqiptarëve, vota e lirë e tyre dhe u bë pretenca e Edi Ramës, farsës elektorale, mandateve kallp, pretenca e shtetit monstruoz elektoral shqiptar, e narkoshtetit shqiptar të Pojave, Bajrëve, Çelave etj. Ishin ditët më të veçanta”, tha Berisha mes të tjerave, duke këmbëngulur se raporti për Shqipërinë fakton farsën elektorale.
Ai hodhi akuza me anë të epiteteve ndaj kryeministrit Rama dhe vartësve të tij, ndërsa falenderoi PE dhe PPE për atë raport de rezolutë.
“Edi Ramës, Pëllumbesha Gjokës, Taulant Begoyarisit, Ergys Agasit dhe të tjerëve, përfaqësuesve të tyre në parlament, Sara Miles, Dyrmishit, Arkend Ballës e shumë e shumë të tjerëve. Krimi i lidhur me politikën pengon rrotacionin dhe nuk lejon ndryshimin e pushtetit. Ndaj qeveritarët dhe narkoqeveritarët reaguan kaq të tërbuar. Falenderoj presidentin e PPE-së, sekretarin e Komisionit të Jashtëm të PE-së, që e shndërruan institucionin në avokat të fuqishëm të të vërtetave të mëdha. E dënuan me forcën më të madhe këtë farsë dhe u bë avokat i votës së lirë”, tha ai ndër të tjera, duke e cilësuar raportin e PE si në favor të PD-së.
Berisha i qëndroi edhe mosnjohjes së zgjedhjeve:
“Kjo farsë nuk do përligjet kurrë”, tha ai.
Kreu i selisë blu sulmoi edhe kryeministrin Edi Rama se i kishte dërguar nga pas 2 spiunë, duke implikuar në diskursin e tij edhe deputetët socialistë Etjen Xhafa dhe Toni Gogu, që ndodheshin gjithashtu në Bruksel si përfaqësues.
Berisha hodhi akuza edhe për shtetin elektoral para ditës së zgjedhjeve të 11 majit, si faljen e gjobave, licencat e kanabisit, lejet e ndërtimit e të tjera.
“U kthyen dy spiunët e qeverisë, që i kishte dërguar Rama. Dolën me fytyra të nxira, ishin me mision imposibël. Etjen Xhafa doli i shkatërruar fare, edhe pastori Toni Gogu. Nuk mund t’i mbronin ata portin e krimit, inceneratorin dhe grupet kriminale. Nuk mbronin dot ata aferat e Ramës me Alabarin, apo lidhjet e Ramës me Pëllumb Gjokën. Nuk mund të mbronin ata faljen e gjobave dy ditë para zgjedhjeve, patronazhistët, administratën, dhjetëra mijëra leje, legalizimi, certifikata pronësie, leje ndërtimi, 29 mijë hektarë, 140 mijë herë më shumë se e lejonë ligji, kanabis për votë”, u shpreh kreu i selisë blu.
I pyetur për strategjinë e PD-së dhe të tijën për këto pretendime, ai theksoi se do vijojë beteja në arenën ndërkombëtare.
“Brukseli ishte dhe duhet të ishte stacioni i parë. Ato dy ditë krijuan tërmet të madh në narkoshtet dhe falangat e tij. Kjo do vazhdojë me vendet mike dhe ndërkombëtarët”, u shpreh kryetari i PD.
Teksa nisi të hapte ‘librin e akuzave’ ndaj qeverisë me të cilat ‘tronditi’ Brukselin javën e kaluar duke nxirë Shqipërinë, Sali Berisha nuk i shpëtoi edhe ‘lëmshit’, duke u ngatërruar disa herë me fjalët e tij dhe bërë gabime të dukshme.
Madje në një rast edhe u korrigjua nga gazetarët, në momentin kur po fliste për vetëvrasjen e gardistit në Tiranë, për të cilin tha se ishte flijuar në zyrë, por në fakt ngjarja kishte ndodhur në makinë.
“Abuzimi me... rezervat... me... burimet shtetërore. Kërcënimi zgjedhje... zgjedhësve dhe përdorimi i administratës publike”, nisi ai të ‘ngecte’ teksa lexonte ‘bëmat’ e qeverisë në zgjedhje.
Dhe pak sekonda më pas:
“Mbjella e 208... e 200... mbjellja e 100... eee... 29 mijë e 300 hektarëve kanabis apo 290 milionë metër katrorë (pauzë 5 sekonda)”, vijoi Berisha, teksa iu desh të hapte fletët për të vijuar me akuzat e tjera në lidhje me krimin dhe zgjedhjet.
Edhe pse nuk lë rast të komentojë çdo gjë, apo të ndërhyjë në detaje të jetëve, deri edhe personale të kundërshtarëve të tij, për pyetjen se si komentonte sherrin e presidentit amerikan Donald Trump dhe manjatit Elon Musk, për të cilët Sali Berisha kishte bërë komente vlerësuese para dhe gjatë fushatës duke i lavdëruar, kreu i PD-së u mundua të 'dredhojë' duke zhvendosur vëmendjen në krahun tjetër.
“Së pari nuk i lejoj kurrë vetes të ndërhyj në debatin e brendshëm të një vendi tjetër. Asnjëherë!”, tha ai shkurtimisht.
Dhe në moment e zhvendosi vëmendjen tek kundërshtari i tij, duke u përzierë në punët e brendshme të shtetit, dorëheqjen e komandantit të Gardës dhe një oficeri gardist që u gjet i vetëvrarë pak ditë më parë, teksa i lidhi të treja historitë mes tyre, si në një “skenar” hollivudian të denjë për një film triller.
Ai madje bëri edhe politikë me vdekjen e gardistit që u gjet i vetëvrarë në makinën e tij.
“Shiko çfarë ndodh. A e morët vesh? Pse u shkarkua komandanti i Gardës (Ermal Onuzi), pse u censurua lajmi i shkarkimit të tij, socialist i thekur ai! E shkarkoi vetëm e vetëm se doli lajmi i shtrimit të Edi Ramës me urgjencë në spital. Dhe kjo ndodhi sepse ky Onuzi nuk ia qepi dot gojën mediave për lajmin e shtrimit të Ramës. Unë denoncoj mediat sidomos me vetëvrasjen që ndodhi të oficerit të gardës fill dy ditë mbrapa, një oficer, në krye të detyrës, u gjet i vrarë në zyrën e tij... (e korrigjojnë) jo, më fal, në makinë, po, në makinë! Edhe për Mehmet Shehun thanë se vrau veten në dhomën e gjumit. Nuk kam gjë me të unë, por u bëj ngushëllime familjes së viktimës. Por i bëj thirrje edhe Avokatit të Popullit ta hetojë, ne nuk do e lëmë këtë, do e hetojmë. Por Edi Rama shkarkoi komandantin e Gardës pse doli lajmi për të dhe dy ditë më pas vetëvrasja e një ushtari, që janë ngjarje tronditëse për vendin”, u shpreh ai.
Komente

Te zeneshin hakat e shqiptareve o krimininel i shemtuar
PërgjigjuMoooooos! Nuk i njeh ti zgjedhjet edhe çfarë? Kryekriminel, vrasës, i korruptuar dhe antikombëtar...dhe na shitesh si viktimë bashkë me ata familjarët e tu
PërgjigjuNuk e kuptoj pse pyesin Salen per mosmarrveshjen Trump-Musk?
PërgjigjuSi e pranojnë në Bruksel kriminelin non grata....
PërgjigjuEh moj drejtesi , o duman ku je , te ka zene frika nga saliu qe nuk vepron ? Ku eshte ai nesti angoni qe nuk ka bere nje denuncia per kete kriminel .Po si è lejoni te shkoje ne Bruksel apo me qe Brukseli pranoi deputet bejlerin si mos ta pranoje saliun .Dhe populli pret te hyje ne BE , ne ke BE ?