Politikë

Berisha ‘vishet’ si krutan/ Atentati në Tiranë e vrasja në Lezhë: Rrugët u skuqën, u gjuajt edhe mbi një 11-vjeçar! Këta i ndërsen Rama, u thotë ‘hani kokën me njëri-tjetrin’

18 Prill, 12:48| Përditesimi: 18 Prill, 12:59

  • Share

 

Kryetari i PD-së akuzoi gjendjen e rrënuar të sigurisë dhe rendit nga qeveria socialiste si shkak të ngjarjeve të rënda kriminale që ndodhin në Shqipëri, teksa pati një reagim publik nga Kruja për vrasjen në Lezhë dhe atentatin e Tiranës me 4 të plagosur.

“Mbrëmë rrugët e Tiranës u skuqën, 4 vetë morën breshëri dhe gjer tani narkoshteti nuk është në gjendje të thotë se çfarë ishin ato, por kurrë nuk mund të gjuhej mbi një 11-vjeçar. Mirëpo njeriu që i ndërsen dhe u thotë hani kokën njëri-tjetrit, por më shërbeni mua, krijon këtë situatë. Ne do bëjmë ligjin dhe ata të cilët përzihen, i lutem shumë çdo qytetari të mbajë shënim personin që u bën presion dhe u kërcënon për votën, absolutisht do shpallet terrorist pas këtyre zgjedhjeve. Pas këtyre zgjedhjeve ai do listohet si terrorist dhe do trajtohet si terrorist. Ne do bëjmë ligjin!”, tha Berisha.

Teksa vizitoi Tregun Artizanal të Krujës, Berisha u ‘qau’ hallet tregtarëve, duke vënë në dukje situatën e mjerueshme ekonomike, premtuar mbështetje, por edhe teksa u ‘shpërblye’ me dhurata modeste.

Tregtarët e veshën Berishën si krutan, duke i dhënë xhubleta tradicionale dhe një plis (qeleshe).


Lajmi kryesor:

Berisha fushatë me Ndojën dhe 'deputetin me kobure': Sa piu Rama gotën e ujit në Krujë, u tha kroi! Dumanin e quan hero se e mbrojti për shtëpinë pa leje, as Enver Hoxha s’e bëri këtë


A.Q/r.k./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?