Sali Berisha është xhindosur nga një person që e ka pasur dhe e ka mjaft të afërt si Bardh Spahia. Akti i kryetarit në largim të bashkisë së Shkodrës, Bardh Spahia, i cili ka kryer ceremoninë e dorëzimit të detyrës me Benet Becin, duket e ka bërë keq kreun e foltores.
Ndaj ka nxitur gazetarët e televizionit të tij që ta sulmojnë Spahinë. Bledar Koka, gazetar i televizionit të familjes së tij, shkruan kundër Spahisë.
“Temenaja e panevojshme! Ose Benet Beci i ka fituar zgjedhjet ne Shkoder dhe PD rreh uje ne hava kot, ose Benet Beci eshte thjeshte nje kukull e nje makinerie grabitjeje te votave dhe si i tille, "xhentellmenlleku" ne kete rast eshte krejt i pavendt! p.s...Voltana Ademi rezistoi si burrnesh kur te gjithe heshten dhe ruajti nderin e Shkodres nga surrogatet e Rilindjes bash si ky Benet Beci!”.
Sali Berisha i ka tmerr të gjithë ata bashkëpunëtorë të tij që pranojnë humbjen në mënyrë civile. Kështu është xhindosur dhe nuk ka folur gjatë me Besnik Mustafajn, që pranoi humbjen përballë Edi Ramës në vitin 2000, në mënyrë qytetare, e kështu edhe me të ndjerin Sokol Olldashin, i cili në kohë rekord pranoi rezultatin, ndryshe nga kultura e Berishës që nuk e pranon kurrë. Ndërkaq, gjesti i rrokadës civile në bashkinë e Shkodrës ka hasur një reagim të madh nga banorët e qytetit verior, të cilët në postimet e tyre kanë vlerësuar sidomos Bardh Spahinë. Ndërkaq, kryebashkiaku i ri, Benet Beci ishte i pari që e shprehu këtë vlerësim.
“Kënaqësi që mbledhja e konstituimit përfundoi me një takim me z.Bardh Spahia. i urova atij suksese në angazhimet e tij të reja dhe e sigurova se dera do të jetë gjithmonë e hapur për të mirën e Shkodrës”, shkruajti Benet Beci në faqen e tij në rrjetin Facebook./TemA
kulture shkodrane.
PërgjigjuBerisha le te pije uthull dhe i bien xhindet menjehere.
PërgjigjuBravo z.Bardhi, je djali i babs. Inderum n'mahall, në qytet dhe tan Shqipnin.
PërgjigjuKjo eshte nje sjellje qytetare.Pergezoj B.Spahine per kete qendrim.Me rriti respektin,qe ne fakt nuk e kisha.Uroj te largohet ng bisha sali dhe do i bej nder atij dhe Shkodres.Respekte per te dy.Benet je para nje prove te rendesishme dhe te uroj suksese !
Përgjigju