Politikë

Berisha 'zbret' në terren të takojë demokratët, Kulluri: Është i mirëpritur nga ne për aksionin politik, të bëhemi bashkë që të arrijmë fitoren

15 Shtator 2021, 12:31| Përditesimi: 15 Shtator 2021, 13:26

  • Share

Sali Berisha kërkon referendum në PD për të rrëzuar vendimin e përjashtimit të tij nga Lulzim Basha. E duket se pas mbështetjes që ka gjetur nga FRPD, edhe grupimi 'Për PD' mbështet aksionin e tij politik. Edvin Kulluri, pjesë e grupimit 'Për PD-në', tha në një intervistë për 'Report Tv', se Sali Berisha është i mirëpritur në aksionin e tij politik, por duhet të jetë i qartë në idetë që ai ka, që ta fusë partinë në një cikël demokratik. Kulluri tha se Berisha gëzon mbështetje në bazë, por synimi kryesor është që të demokratët të bëhen bashkë në mënyrë që të rikthejnë PD-në tek fitorja.

'T'i kishte bërë hesapet mirë Lulzim Basha. Lulzim Basha nuk ka asnjë të ardhme në krye të PD-së.  PD është pronë e demokratëve. Gjithë ky lum njerëzish e bën të mundur kthimin e kësaj situatë në normalitet. E ardhmja e PD-së është vetëm krimi në normalitet dhe demokracinë e brendshme dhe garës brenda saj. Berisha ka lënë një parti të bashkuar që ka qenë e qartë ideologjikisht, pasi humbi dha dorëheqjen me një akt demokratik. Berisha nuk ka heshtur i ka thënë pikëpamjet e tij. Berisha është mirëpritur nga anë jonë që të vijojë një aksionin të ri politik. Nëse pikëpamjet tona përputhen ne do ta ndihmojmë në këtë proces pasi është një proces për ta kthyer PD-së demokracinë e brendshme. Ai që drejton partinë ta fusë partinë në një cikël politik demokratik. Na bën bashkë kauza. Qëllimi është që të jemi të bashkuar dhe të arrijmë në fitore. Berisha gëzon mbështetje në bazë, por duhet të jetë i qartë në atë që duhet bëjë. Mos kini dyshim për sovranitetin, por presim mesazhet e duhura.'- tha Kulluri.

Ish-kryetari i PD Sali Berisha, ka nisur tashmë lëvizjet e tij për të bërë referendum në PD, që të rrëzojë vendimin e Bashës për përjashtimin e tij. Berisha nga nesër do të zbresë në terren dhe do të nisë takimet me anëtarët e PD-së në Tiranë, ku do të mbledhë firmat për të kërkuar referendum në lidhje me vendimin individual të Lulzim Bashës dhe më pas do të shkojë në Shkodër.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • kosta: 15/09/2021 16:21

    Kurti i bythes.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?