Azgan Haklaj, kandidati i Koalicionit Euroatlantik për Qarkun e Tiranës ka folur për Report Tv në Studio Live në lidhje me zhvillimet e fundit pas prezantimit të listave. Haklaj ka sulmuar me tone të larta, Kreun e Partisë Demokratike Sali Berisha, që nuk mbajti sipas tij premtimet që u tha demokratëve. Kjo pasi Berisha zhbër procesin e primareve dhe futi në lista ‘besnikët’ e tij.
‘Ska gjë më të tmerrshme të tallesh me demokratët. Kur nisi me foltoren tha do i vendosni ju kandidatët. Pastaj tha jo para pragut dhe pas pragut. Kush i ka bërë ujditë me Edi Ramën? Sali Berisha.’-tha Haklaj
Nga ana tjetër Haklaj ka thënë se drejtuesi politik i Euroatlantikëve Lulzim Basha është shprehur i pari se SPAK ka marrës sërish mbështetjen e SHBA-së duke iu referuar Collen Hyland Zëvëndës Ndihmës Sekretarja e Shtetit e cila përpara disa ditësh ka takaur Dumanin në një vizitë në SHBA.
‘Këta thanë që SHBA e ka hequr mbështetjen e SPAK, erdhi Basha më pas dhe tha do tja japin sërish. Edhe pas disa ditësh Ndihmës Sekretarja e Shtetit takoi Dumanin. Së shpejti do të vijë dhe ambasadori. Rama dhe Berisha po nxitojnë të bëjnë zgjedhje se gjysma e parlamentit është burg për hajni.’-tha Haklaj
Haklaj ka thënë se ‘Euroatlantikët’ është e vetmja parti që ka program ekonomik, vetingun e politikanëve dhe ka pranuar listat e hapura. Kandidati për deputet thotë se Berisha dhe Rama i tremben listave të hapura dhe kanë rikthyer sërish marrëveshjen e 2008-së.
‘Ne jemi e vetmja parti që kemi program ekonomik, kemi vetingun e politikanëve. Kemi kërkuar listat e hapura. Përse i tremben ata listave të hapura. Përse u fut Rama si mi në listat e mbyllura me minjtë të tjerë. Pse e kthyen marrëveshjen e 2008-së ? Pse nuk e bën qarkullimin e elitës.’-vijoi Haklaj
Një pjesë tjetër gjatë debatit ishte që Haklaj ka thënë se Rama dhe Berisha janë sipas tij, ‘servilë’ të Greqisë. Sipas tij Rama dhe Berisha goditen çështjen çame.
‘Berisha dhe Rama po bëjnë politikë servile ndaj Greqisë. Rama u përpoq të asgjësojë çamët dhe e asgjësojë Berisha. Berisha e nxori Idrizin në listë të hapur dhe kjo është një servilizëm ndaj Greqisë.’-përfundoi Haklaj.
Komente

Me lulin deputet , te gjitha endrrat behen realitet
Përgjigju