Idajet Beqiri

Politikë

'Berishën e pret burgu i përjetshëm', avokati Idajet Beqiri: '21 janari' është kopsitur, s'ka dosje të hetuar më bukur

27 Korrik, 11:54| Përditesimi: 27 Korrik, 13:00

  • Share

Avokati Idajet Beqiri, tha se shtetit i së drejtës në Shqipëri nuk po funksionon siç duhet pasi sipas tij po bën goditje selektive. Në një intervistë televizive ai u ndal te ngjarjet e “21 janarit”, ku katër qytetarë të pafajshëm, protestues në bulevard, u ekzekutuan para godinës së kryeministrisë.

Sipas Beqirit, kjo dosje është e kopsitur me prova dhe fakte, ndërsa shtoi se urdhëruesi i vrasjeve të qytetarëve në bulevard është ish-kryeministri, Sali Berisha.

“Shteti i së drejtës nuk po funksion siç duhet dhe organet e drejtësisë, duket sikur kanë kaluar në ekstrem, që është e rrezikshme për shtetin e së drejtës. Goditjet po i bëjnë selektive, po marrin dosjen “Partizani” dhe po lënë çështje të tjera, që janë të rënda dhe më pasoja dhe për korrupsion shtetëror me miliarda euro.

Po përdoren metodat e frikësimit.  Berisha ka lumë akuzash. Ai ka afera të rënda korruptive.  SHBA dhe BE duhet të ndërhyjnë. 21 janari është dosja e kopsitura me prova. Nuk ka dosja të hetuar më  bukur, me prova kaq të shumta që e implikojnë si urdhërues dhe vrasës Sali Berishën, por nga ana tjetër është një dosje nga më të pastra”, tha avokati.

Ai foli dhe për lidhjet e Sali Berishës me Damir Fazlliç, ndërsa shtoi se kjo dosje fakton rrethanat se si agjentura serbe arriti të korruptonte ish-kryeministrin e Shqipërisë dhe personat e tjerë të lidhur me familjen e Sali Berishës.

“Dosja e Fazlliç, ajo mund të quhet dosja e pastër serbe në Shqipëri, pra se si Serbia me agjenturën saj korruptoi jo vetëm kryeministrin e vendit, por edhe persona të tjerë të lidhur me familjen e Berishës, dhe i përdori ata në disa plane: si grup i strukturuar kriminal për të ndërtuar dosjet ndaj ish-udhëheqësve të UÇK dhe ashtu i bën provat siç i donin serbët.  Sali Berishën e pret burgu i përjetshëm”, pohoi ai.

K.M/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • LOL: 27/07/2025 12:17

    Ka liri me kusht pas 35 vjetesh po he :p

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si mendoni se po menaxhohet situata me zjarret?