Berishën po e tallin edhe njerëzit e tij, i prezantojnë një infermier si zëvendesministre të Italisë

1 Korrik 2023, 17:55| Përditesimi: 2 Korrik 2023, 18:45

  • Share

Kryetarin e PD-së të Rithemelimit, Sali Berisha e kanë vënë sërish në lojë duke i prezantuar sekretaren si ish-zëvendës ministre.

Këtë herë Berishën e kanë talluar duke i prezantuar shtetasen Lindita Elezi si një ish-zëvendësministre të qeverisë italiane gjatë qeverisë së mëparshme.

Berisha ka postuar një foto së bashku me të ku prezanton Elezin si ish-zëvendës ministre.

Ndërkohë sipas verifikimeve në internet në skedën e saj në këshillin e Marche apo edhe në postime mediatike ajo del se ka punuar si infermiere dhe si sekretare në Presidencën e Këshillit të Ministrave.

Duket se Berishën po e “tallin” stafi i tij i ngushtë duke mos i verifikuar personat që ai prezanton në publik dhe del me to madje në disa raste ai ka bërë edhe denoncime ndërkohë që kanë rezultuar edhe vënie në lojë.

Kujtojmë “denoncimin” e kitaristit Joe Walsh si Erion Veliajn në Iran për marrjen e inceneratorit apo edhe vënien e emrit “Dan Hutra” një rruge në Kamzë ku rezultoi e gjitha një vënie në lojë./ Hashtag.al

Foto e publikuar nga Berisha

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Haha: 01/07/2023 20:36

    Me Berishen po tallin hajdarin te gjithe!

    Përgjigju
  • Lavdosh: 01/07/2023 19:16

    Takimet zyrtare me cdonjeri qe i del perpara! Nga veshja me duket si cingije!

    Përgjigju
  • Ben: 01/07/2023 18:27

    Ky karagjoz politikan,nga qe nuk ja fershkellen njeri nga politikanet e huaj,eshte ne siklet,dhe gjen ndonje shqiptar,e rrit ne grade,dhe thote: ja e takova perfaqsuesin e filan partie,qeverie,ministrie etj.Koqe complet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?