Fitorja e riktheu Donald Trump përsëri në Shtëpinë e Bardhë për një mandat të dytë.
Por duket se më shumë se mbështetësit e tij në SHBA, kanë festuar opozitarët demokratë në Shqipëri, të drejtuar nga ish-kryeministri në arrest shtëpiak prej një viti, Sali Berisha.
Kjo, referuar edhe mesazheve që kanë ndarë vetë në rrjetet sociale, përfshi ish-kryeministrin e pandehur për aferën “Partizani”, e që ëndërrojnë se një rikthim historik do të ketë dhe ky i fundit.
Aktivistja shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari, që dikur shfaqej krah Sali Berishës, thotë se ish-kryeministri nuk ka asnjë të përbashkët me Trump.
"Don’t you fcking dare! DONT! Berisha e provoi tashmë që është i korruptuar. Jeni të pacipë se si keni vjedhur demokratët dhe mbështetësit tuaj. Ju s’keni asgjë të përbashkët me Trump apo demokracinë që triumfoi mbrëmë në Amerikë (5-6 Nëntor). Ju demokracinë e mbani peng", shprehet ajo.
Kokalari akuzon drejtpërdrejt opozitën në Shqipëri, se pavarësisht se sot feston fitoren e Donald Trump, në fakt është ajo vetë që është pengesë e ndryshimit radikal që i nevojitet vendit tonë.
"Do t’i vijë dita dhe Shqipërisë! Opozita që mbahet peng dhe feston Trumpin sot, është pengesa kryesore e ndryshimit radikal dhe mëse të nevojshme në atë vend. Por do t’ju vijë radha dhe juve së shpejti. Mos kini asnjë dyshim për këtë", shton aktivistja Evi Kokalari.
Postimi i Evi Kokalarit