Bota

Berlin, largohet Ursula. Ministre e re e Mbrojtjes, liderja e CDU-së, Annegret Kramp Karrenbauer

17 Korrik 2019, 12:53| Përditesimi: 17 Korrik 2019, 12:58

  • Share

Kancelarja gjermane, Angela Merkel uroi Ministren e saj të Mbrojtjes, Ursula von der Leyen, pas votimit si presidentja e parë grua e Komisionit Europian dhe e para gjermane që merr këtë rol që prej gjysmë shekulli.

“Ajo do të jetë presidentja e parë grua e Komisionit Europian dhe e para  gjermane në krye të ekzekutivit europian për më shumë se 50 vjet”, tha Merkel në një deklaratë të hedhur në Twiter nga zëdhënësi i Kancelares, Steffen Seibert.

“Ursula do të përballet me sfidat që ne në Bashkimin Europian po u përgjigjemi me energji të madhe… Megjithëse po humbas një ministre të suksesshme, jam duke fituar një partnere të re në Bruksel”, tha Merkel.

Komentet vijnë pak pasi Parlamenti Europian konfirmoi Ursula von der Leyen si presidenten e ardhshme të Komisionit Europian.

Von der Leyen, e cila largohet të mërkurën si ministre e Mbrojtjes e Gjermanisë, do të pasojë Jean-Claude Juncker në krye të ekzekutivit të Bashkimit Europian më 1 nëntor.

Sipas medias gjermane, liderja e CDU-së, Annegret Kramp Karrenbauer do të marrë postin e Ursula von der Leyen si ministre e Mbrojtjes.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?