Politikë

Berlin/ Partia Socialiste, pjesë e Kongresit Zgjedhor të SPD, Klosi: Morëm mbështetje për reformat dhe integrimin europian

28 Qershor, 11:04| Përditesimi: 28 Qershor, 11:11

  • Share

Shqipëria ka marrë mbështetjen e plotë për rrugëtimin në BE edhe nga Social-Demokratët, një prej partive më të mëdha të së majtës evropiane.

Sekretari i përgjithshëm, Blendi Klosi dhe Sekretarja për Marrëdhëniet me Jashtë, Romina Kuko, përfaqësuan PS në Kongresin Zgjedhor të Partisë Social - Demokrate gjermane, ku u takuan me kryetarin e sapozgjedhur, Lars Klingbeil dhe përfaqësues të lartë të së majtës evropiane.

“Partia Socialiste e Shqipërisë vijon të përfaqësohet me të gjithë kapacitetin dhe të  japë shembullin e saj me reformat në qeverisjen e vendit dhe procesin e integrimit në familjen e madhe evropiane”, deklaroi Klosi pas takimit.

 

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis gjyqi për aferën Partizani, a besoni se do ketë drejtësi?