Ministri i Jashtëm i Gjermanisë tha të enjten se njohja e një shteti palestinez duhet të vijë në fund të bisedimeve mbi një zgjidhje me dy shtete, por Berlini do t'i përgjigjet çdo veprimi të njëanshëm, pasi përmendi "kërcënime për aneksim" nga disa ministra izraelitë.
Johann Wadephul lëshoi deklaratën përpara se të nisej për në Izrael dhe territoret palestineze në një udhëtim që Berlini e ka cilësuar si një mision për mbledhjen e fakteve mes alarmit të shtuar për urinë në Gaza.
Vërejtjet e tij shënuan paralajmërimin më të fortë të Gjermanisë deri më tani ndaj Izraelit, ndërsa vendet perëndimore po intensifikojnë përpjekjet për të ushtruar presion, me Britaninë, Kanadanë dhe Francën që sinjalizuan gatishmërinë e tyre për të njohur një shtet palestinez në territorin e pushtuar nga Izraeli në Asamblenë e Përgjithshme të OKB në shtator.
Në deklaratën e tij, Wadephul përsëriti qëndrimin e Gjermanisë se një zgjidhje e qëndrueshme për luftën në Gaza mund të arrihet vetëm përmes një zgjidhjeje të negociuar me dy shtete, një shtet palestinez që bashkëjeton në paqe përkrah Izraelit.
'Në dritën e kërcënimeve të hapura për aneksim nga pjesë të qeverisë izraelite, një numër gjithnjë e në rritje vendesh - përfshirë shumë në Evropë - tani janë të përgatitura të njohin një shtet palestinez edhe pa një proces paraprak negociatash. Prandaj, rajoni dhe procesi i paqes në Lindjen e Mesme janë në një udhëkryq', tha ai.
Vadeful duket se shprehu shqetësim për aneksimin e mundshëm të territoreve palestineze nga Izraeli kur thotë se procesi njohjes së Palestinës duhet të nisë menjëherë. Ky proces duhet të fillojë tani. Nëse ndërmerren hapa të njëanshëm, edhe Gjermania do të jetë e detyruar të përgjigjet.
Javën e kaluar, parlamenti izraelit aprovoi një plan ku shpreheshin ambiciet e shtetit hebre per aneksimin e territoreve ne Bregun Perëndimor. Koalicioni i kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu përfshin dy parti të ekstremit të djathtë që bëjnë thirrje për pushtimin e plotë të Gazës dhe rivendosjen e vendbanimeve hebraike atje.
Dy ministra të lartë të qeverisë shprehën gjithashtu mbështetje të enjten për aneksimin e Bregut Perëndimor të pushtuar nga Izraeli. Numri i të vdekurve nga pothuajse dy vjet luftë midis Izraelit dhe grupit militant palestinez Hamas në Gaza kaloi 60,000 këtë javë.
Komente
