Silvio Berlusconi

Berlusconi, një dhe ndoshta i papërsëritshëm!

14 Qershor 2023, 15:14| Përditesimi: 14 Qershor 2023, 15:17

  • Share

Vdekja e Berlusconit erdhi në një moment që ndoshta askush se kishte menduar, as ai vetë që herë pas herë nuk nguronte të bënte barsoleta e shaka edhe me vdekjen e tij! Berlusconi ishte një vizionar dhe si i tillë ai nuk mund të komentohet e as të interpretohet mbi rregullat e një opinioni normal të shumicës.

Ai vendosi të përballet me monopolin e Rai-t, kur askush tjetër nuk e bënte e këtë mund ta bënte vetëm një vizionar. Ai krijoi median e parë të lirë e private duke rrëzuar monopolin që kishte Rai-n e duke kontribuar kështu në krijimin e një plejade të re gazetarësh që e forcuan më shumë se asnjëherë më parë fjalën e lirë.  Berlusconi edhe pse ishte pronari më i madh i mediave vizive dhe të shkruara, ai asnjëherë nuk e përdori në shërbimin e tij personal dhe asnjëherë nuk tentoi të bënte asnjë lloj censure edhe kur sulmohej nga studiot televizive që ishin në pronën e tij.

Berlusconi, vendosi të hyj në politikën italiane në një moment, kur kjo e fundit po kalon një krizë të thellë ideologjike dhe besimi. Vetëm një vizionar si ai mund ta merrte një vendim të tillë. Ai e nisi diskutimin e tij të parë për të hyrë në politike duke nënvizuar “lirinë” dhe “dashurinë për Italinë”. Berlusconi e ka konsideruar dhe e ka zhvilluar politikën si një shërbim patriotik ndaj vendit.

Berlusconi ishte një antikomunist i betuar. Me angazhimin  e tij politik bëri gjithçka që versionet e të Majtës ekstreme në Itali të mos kishin hapësirë dhe mundësi për të marr pushtetin.

Berluconi, ishte njeri bëri revolucion në politikë, ai për herë të partë hoqi emërtimin “parti” duke themeluar “Forza Italia”. Partitë politike për shkak të skandaleve të tangjetopolit si dhe skandaleve të tjera kishin humbur besimin tek qytetarët dhe këto të fundit nuk donin të dëgjonin më për politikën, sepse kjo e fundit ishte një fjalë që ju sillte në memorien çfarë kishin bërë politikanët pas këtij emërtimi. Të vetmen gjë që dashuronin italianët ishte futbolli dhe kur fitonin skuadrat e zemrës brohorisnin “Forza Italia”.

Berlusconi, me vizionin e tij dhe me stilin e tij të komunikimit e bëri politikën të kthehej në një spektakël të vërtetë duke e sjellë me afër qytetarëve. Madje aq afër qytetarëve e solli politikën Berlusconi sa atë e shpjegonte dhe e zhvillonte edhe përmes barsoletave të shumta.

Berlusconi e ktheu futbollin në elitën e shoqërisë italiane duke u bërë Presidenti i Milanit me numrin më të madh të trofeve për të gjitha kohërat edhe në nivel ndërkombëtar duke fituar 29 të tillë.

Berlusconi, ishte një gjeni, çfarë prekte ai ose merrte përsëri ai, suksesi ishte i garantuar. Morri një skuadër si “Monza”, nga hiqi dhe sot është në Seria A.

Berlusconi, njihet si një ndër liberalët më të mëdhenj që ka njohur politika italiane. Me angazhimin e tij e solli modelin e të djathtës liberale si formë qeverisje, por edhe si model të organizimit shoqëror duke u kthyer në një ekulibrues i rëndësishëm brenda të Djathtës edhe kur ai nuk kishte më shkëlqimin e tij e duke bërë të mundur që ekstremet e djathta të përshtateshin me të dhe të mos rrëshqisnin në forma ekstremi. Qeverisja e të djathtës aktuale është nëj kufijtë e “normal” falë kontributit të Berlusconit dhe pjesëmarrjes së “Forza Italia” në qeverisje.

Berlusconi, ishte sipërmarrësi më i rëndësishëm në Itali dhe në 2009 sipas Forbes ishte në vendin e 12 në renditjen botërore si njeriu më me influencë. Ai vendosi të bënte “Milano 2”, ose Milanon e ri kur askush tjetër nuk e mendonte një gjë të tillë. Vetëm një vizionar si Berlusconi mund ta bënte.

Berlusconi është kthyer e ka qëndruar në politikë vetëm me votë. Për të demokracia ishte e shenjtë e nuk pranonte asnjë formë që mund ta cenonte atë.

Berlusconi ishte vizionar dhe një statist i rëndësishëm në nivel ndërkombëtar. Ai kishte një vizion tjetër për marrëdhëniet që duhet të kishte Nato dhe Rusia, atë të bashkëpunimit dhe në fakt ai bërë hapa të rëndësishëm në këtë drejtim. Ai nuk e konsideronte Rusinë si një vend armiqësor përballë Europës apo Natos, por si pjesë të kulturës përëndimore dhe bashkëpunimi ishte mundësia më e mirë për paqen dhe mirëqenien mes popujve. Me lidershipin e tij, karizmën e tij dhe me vizionin e tij gjeopolitik në kohën kur ishte në pushtet e lartësoj prestigjin e Italisë në nivel ndërkombëtar si asnjëherë më parë.

Berlusconi ishte europeisti më i madh italian. Ai nuk e shikonte për asnjë moment të ardhmen e Italisë jashtë kontekstit europian. Madje, pjesëmarrja e tij në qeverisjen e të Djathtës kontribuoi që parti si Lega apo Fratelli d’Itali të reflektonin mbi pozicionet e tyre ekstreme kundrejt Brukselit.

Berlusconi, pas Adreotti mbetet aleati më i madh SHBA. Ai kishte një binte të thellë se: Italia duhet tu jete gjithmonë mirënjohës djemve amerikanë që dhanë jetën për Italinë në luftën e dytë botërore. Linja dhe angazhimi i Berlusconit në politikën italiane ishte një garanci që kjo e fundit të mbetej fortësisht e angazhuar në Nato dhe jo vetëm.

Berlusconi, ishte ndoshta politikani më i “persekutuar” me numrin më të madh të proceseve ndaj tij. Vitet e fundit pjesë më të madhe të kohës ja merrnin proceset që nuk kishin të sosur, por ai nuk pati kurrë urrejtje ndaj askujt e nuk shprehu asnjëherë ndjenjë hakmarrje. Madje, as ndaj atij që e godit në Piazza d’Uomo të Milanos duke mos i bërë asnjë “kauzë” e duke mos i kërkuar as dëmshpërblim.

Berlusconi, ishte i tillë, me të mira, të këqija, skandale dhe suksese. Nëse nuk do t’i kishte këto ai nuk mund të quhej vizionar dhe xhini.

Vdekja e Berlusconit e gjeti të përgatitur Italinë. Sigurisht që ai ka lënë një boshllik të madh  dhe vështirë që mund ta zëvendësojë dikush tjetër. Italia humbi një lider, një gjeni, një sipërmarrës, një liberal. E djathta humbi busullën e orientimit politik. Europa humbi një europeist të madh. SHBA humb një aleat të çmuar.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • OMG: 14/06/2023 15:30

    Do Zoti nuk vjen me nje si ky pervert.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?