Karim Benzema

GOLAT/ Real Madridi me një këmbë në gjysmëfinale, mund pastër Chelsea-n në 'Bernabeu'

12 Prill 2023, 21:37| Përditesimi: 13 Prill 2023, 09:42

  • Share

Real Madridi mundi 2-0 Chelsea-n në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Champions League. Në "Bernabeu" vendosën golat e Benzema dhe Asensio. Dueli u hap në minutën e 21 nga Benzema, teksa kapiteni përfitoi nga asisti i Vinicius për të gjetur golin e parë të takimit. Francezi ka shënuar 14 gola në nëntë ndeshjet e fundit të luajtura me eliminim direkt, pa llogaritur fazën e grupeve. Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat, teksa në pjesën e dytë Chelsea mbeti me dhjetë futbollistë, pas ndëshkimit me karton të kuq të Chilwell.

Do duhej minuta e 74 kur Asensio i sapo futur në fushë do shënonte golin e dytë dhe të qetësisë për djemtë e Ancelottit. Ka qenë sërish Vinicius që me asistin e tij ka bërë të jetë lojtari më i vlerësuar i ndeshjes. Me dy gola avantazh, Real Madridi udhëton javën që vjen drejt Londrës me një këmbë më pranë gjysmëfinaleve. Edhe njëherë, Ancelotti i jep leksion nxënësit të tij, Lampard.

Ora 22:52
Asensio thellon rezultatin përballë Chelsea-s me një supergol nga jashtë zonës (VIDEO)

Real Madridi ka shtuar epërsinë në 2-0 ndaj Chelseat në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Në minutën e 74-të erdhi goli i dytë, kur Vinicius asistoi te Marco Asensio i cili shënoi gol të bukur për 2-0.

Chelsea mbeti me një lojtarë më pak kur në minutën e 59-të, Ben Chilwell u ndëshkua me karton të kuq direkt.

 

B.V//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?