Kosova & Rajoni

Bërnabiç: BE po bën pak ose fare për situatën në Kosovë

27 Shtator 2021, 15:03| Përditesimi: 27 Shtator 2021, 15:17

  • Share

 

Bashkimi Evropian “nuk po bën asgjë, ose po bën fare pak” në lidhje me situatën në Kosovë, ka deklaruar kështu kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabiç.

“Nuk kam asgjë të mirë për të thënë për sjelljen e Evropës, për sjelljen e BE-së. Unë mendoj se Marrëveshja e Brukselit është çështje e BE-së. Nënshkrimi i saj ndodhet në Marrëveshjen e Brukselit”, tha Bërnabiç për televizionin serb Pink.

Bërnabiç tha se Marrëveshja e Brukselit për lëvizje të lirë midis Kosovës dhe Serbisë “është shkelur qartazi në Kosovë”, sepse në veri “nuk duhet të ketë njësi speciale të policisë”.

Sipas saj, as Asociacioni i komunave me shumicë serbe në Kosovë nuk është formuar, edhe pse kanë kaluar nëntë vjet nga Marrëveshja e Brukselit që parasheh formimin e tij.

Prej tetë ditësh, serbët në veri të Kosovës kanë bllokuar vendkalimet kufitare Jarinjë dhe Bërnjak, që ndodhen në këtë zonë, në shenjë kundërshtimi ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për të vendosur masa reciprociteti mbi targat e automjeteve të Serbisë.

Me vendimin e Qeverisë, të datës 20 shtator, të gjitha automjetet nga Serbia që hyjnë në Kosovë, duhet të pajisen me targa të përkohshme.

Në vendkalimet kufitare është vendosur edhe njësia speciale e Policisë së Kosovës. Masa të ngjashme ndaj makinave me targa të Kosovës, Serbia zbaton prej vitesh.


Lajmi kryesor:

Tensione në veri të Kosovës, KFOR nis patrullimet! Vuçiç kërcënon me ndërhyrje ushtarake nëse preken serbët! Këtë javë Kosova dhe Serbia takohen në Bruksel


  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?