Kosova & Rajoni

Bërnabiç: Qeveria serbe ka në fokus dialogun me Kosovën, kërkojmë respektimin e marrëveshjeve

3 Qershor 2021, 17:01| Përditesimi: 3 Qershor 2021, 17:05

  • Share

Qeveria e Serbisë e ka në fokus dialogun me Kosovën, por kërkon zbatimin e marrëveshjeve që janë arritur më pare, ka qenë kjo deklarata e kryeministres serbe Ana Bërnabiç, pas takimit të mbajtur me  Zëvendësndihmës Sekretarin amerikan të Shtetit Matthew Palmer.

Një deklaratën e Qeverisë serbe është thënë se kryeministrja Bërnabiç ka deklaruar gjatë bisedës se është e nevojshme të zbatohen marrëveshjet e arritura në Bruksel, para së gjithash ajo për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

"Beogradi ka përmbushur të gjitha detyrimet e tij dhe ne presim ta shohim atë nga pala tjetër, në mënyrë që dialogu të ketë kuptim. Njëra prej tyre është çështja e gjetjes dhe identifikimit të personave të zhdukur, dhe ne jemi plotësisht të përkushtuar në zgjidhjen e plotë të kësaj çështjeje", ka deklaruar kryeministrja.

Sipas deklaratës, Palmer ka theksuar se Shtetet e Bashkuara mbështesin dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian dhe rolin e të dërguarit special Miroslav Lajçak në këtë proces, si dhe ka vlerësuar "fokusin e Beogradit dhe presidentit Aleksandar Vuçiç në bisedimet me Prishtinën".

Të dërguarit e posaçëm të Bashkimit Evropian (BE) dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Mirosllav Lajçak dhe Matthew Palmer, do të takohen me krerët më të lartë shtetërorë të Serbisë më 3 qershor në Beograd.

Në fokus të takimeve të tyre në Beograd, por edhe në Prishtinë, kanë qenë përgatitjet për vazhdimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë në muajin qershor në Bruksel, ku pritet të takohen kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidentin serb Aleksandar Vuçiç.

Sipas njoftimeve, Lajçak dhe Palmer nuk do t'iu drejtohen mediave në ditën e parë të vizitës së tyre në Beograd, njëjtë siç ndodhi në Prishtinë.
 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?