Kryeministri Edi Rama ishte duke zhvilluar një takim elektoral me gratë në Tiranë, kur një person bërtiti “Rama ik”, duke i ndërprerë fjalën. Duke e kaluar me batutë, Rama tha se ishte duke e pritur një reagim të tillë që kur nisi të merrte fjalën. Sipas tij ky është një refren si “Koncert në vitin 1936” që vazhdon.
“Ja, doli. Po e prisja, po e prisja. Nuk ka se si mos të dalë. Është “Koncert në vitin 1936” që vazhdon. Është po i njëjti koncert, janë po ata. Partia Demokratike, sot ka më shumë makina dhe bori në dispozicion, por është ajo makina e atij agait të rënë nga vakti, që me çdo kusht donte të prishte koncertin dhe që i dukej pianoja si gogol”, tha Rama duke qeshur.
Lajmi kryesor:
Rama, me gratë e vajzat në Tiranë: Merrni në dorë fatin e votës më 25 prill! Ftesa ime për Bashën jo për të bërë qeverinë siç bënë nga halli Saliu e Likja
//ReportTv.al