Erion Zeqiraj dhe Bertina Mehmeti

VIP & Spektakël

Bertina flet pas shumë vitesh për ndarjen nga Erioni: Gabim, i dola familjes nga fjala, mes nesh nuk ka mbetur asgjë

30 Qershor 2018, 16:34| Përditesimi: 30 Qershor 2018, 16:49

  • Share

Bertina Mehmeti dhe Erion Zeqiraj janë çifti simpatik që do të mbahen mend shumë gjatë që nga edicioni i 3-të i ‘Big Brother Albania’. Dyshja u njoh në shtëpinë më të famshme në Shqipëri dhe vetëm dy vite më pas i dhanë fund lidhjes së tyre për arsye që nuk i zbuluan asnjëherë.

Prej vitesh Bertina e ka vijuar karrierën e saj në Dubai dhe është larguar nga Shqipëria. Pavarësisht se kanë kaluar shumë vite, sa herë që ftohet nëpër emisione bukuroshja nuk u shpëton pyetjeve në lidhje me Erionin. Ditën e djeshme, Bertina ishte e ftuar në emisionin ‘Pasdite në Top Channel’ dhe u shpreh se me atë lidhje ajo i doli fjalës së familjes, të cilët e kishin porositur më parë.

“Ia bëj gjithmonë këtë pyetje vetes. Nuk ka qenë diçka e programuar. Për më tepër, i dola edhe fjalës së familjes. Ata më kishin porositur: “Shiko, Bertina, kujdes…”. Mendoj se bëjmë gabime. Sot mendoj se do ishte shumë më mirë të isha vetëm, pavarësisht se edhe lidhja e ndezi pak pjesën e lojës. Unë do të doja isha Bertina, por nuk jam penduar. Unë jam kështu, bëj atë që ndiej dhe kaq,”- u shpreh ajo.

Më pas moderatorja e  emisionin e pyeti në lidhje me marrëdhënien që ka aktualisht me Erionin dhe modelja tregoi se mes tyre nuk ka mbetur as miqësia. “Është parimi im, lidhjet që mbyllen, nuk u rikthehem më dhe as ruaj raporte miqësore. Nuk ruaj asnjë raport me Erionin, kam ndjekur gjithmonë këtë parim. Erioni është djalë shumë i mirë, por unë kam parimet e mia dhe nuk pendohem,”- përfundoi Bertina.

1/2
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se SPAK po e heton siç duhet masakrën e Gërdecit?