Bërxolla derri me patate dhe perime, një gatim për t’u mos humbur nga zonja Albana

1 Mars 2023, 12:09| Përditesimi: 1 Mars 2023, 12:11

  • Share

Bërxolla derri me patate dhe perime

Përbërësit:

  • 4 bërxolla
  • 200 gr patate
  • 1 lulelakër e vogël
  • 1 brokoli mesatar
  • 100 gr qepë
  • 100 gr rrepa
  • 100 gr karrota
  • 100 ml verë e bardhë
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Qërojmë perimet dhe i vendosim të ziejnë për pak minuta në ujë me kripë.  Ndërkohë bërxollat i rrahim me çekiçin e guzhinës, i kriposim dhe piperosim. I pudrosim me pak miell dhe i skuqim në zjarr të fortë për 3 minuta. Më pas i shuajmë më verë të bardhë dhe i vendosim në furrë për 40 minuta.

Nga fundi i procesit të pjekjes mund të vendosim dhe perimet të piqen së bashku me bërxollat. Ose perimet pasi i kemi zjerë i vendosim pak në zgarë dhe i servirim se bashku me bërxollat duke i shoqëruar me salcë kosi, majonezë, hudhër e erëza.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?