Një studim i ri i BERZH mbi konvergjencën me standardet jetësore të BE vlerëson se Ballkanit Perëndimor do i duhen 40 – 70 vjet për të arritur plotësimin e hendekut të ndjeshëm që ka mes rajonit dhe Bashkimit Europian
Kjo u bë e ditur dje në Londër ku u mbajt Samiti i Investimeve në Ballkanin Perëndimor 2024, i organizuar nga Banka Europiane për Rindërtim e Zhvillim dhe ku morën pjesë krerët e qeverisë nga 6 vendet e rajonit.
“Sipas një studimi të ri të BERZH-së mbi konvergjencën me standardet jetësore të BE, ka mundësi që duhen mes 40 dhe 70 vjet, ose edhe më shumë, për të mbyllur këtë hendek. Ky zbulim nxit në mënyrë kritike nevojën për të kombinuar fondet publike me kapitalin privat për të shpejtuar konvergjencën. Kështu, BERZH ka bashkëpunuar me institucione financiare ndërkombëtare dhe Komisionin Europian për të gjetur mënyra për të përfshirë kapitalin privat në projektet kryesore të infrastrukturës rajonale, përmes PPP-ve ose tërheqjes së investimeve private në sektorin e energjisë”, deklaroi presidenteja e BERZH, Odile Renaud-Basso
Në përfundim tregoi dhe tri prioritete kryesore ku duhet të përqëndrohet Ballkani Perëndimor.
Së pari, është e nevojshme që vendet e Ballkanit Perëndimor të përshpejtojnë procesin e tyre të gjelbërimit. Investimet e shtuara në fushën e energjisë rinovueshme, si dhe në rrjetet elektrike dhe në efikasitetin e energjisë, do të ndihmojnë në rritjen e rezilienecës së rajonit ndaj sfidave të ardhshme në fushën e energjisë dhe konkurrueshmërisë ekonomike.
Së dyti, përmirësimi i standardeve të qeverisjes publike duhet të jetë një prioritet, duke përfshirë reformën e ndërmarrjeve shtetërore, luftën kundër korrupsionit dhe përdorimin e teknologjisë dixhitale.
Së treti, përhapja e hapësirave për tregti dhe investime është thelbësore. Integrimi më i thellë në zinxhirët globale të vlerave do të jetë kyç për rritjen e konkurrueshmërisë dhe inovacionit.
Si organizata e financimit ndërkombëtar më e madhe në rajon, BERZH ka investuar mbi 18 miliardë euro në rajon, me një shifër rekord prej 1.63 miliardë euro vetëm vitin e kaluar.
40-70 vjet per standartet jetesore,po per mendesite e kulturen sa do te duhen?!
Përgjigju