BERZH

Ekonomi

Perspektiva ekonomike, BERZH: Rritja ekonomike në Shqipëri do të jetë 8%

4 Nëntor 2021, 12:40| Përditesimi: 4 Nëntor 2021, 16:44

  • Share

Teksa institucionet ndërkombëtare si Banka Botërore, Fondi Monetar Ndërkombëtar apo Instituti i Vjenës, kanë rishikuar në rritje pritshmëritë për rimëkëmbjen ekonomike të Shqipëri, vlerësimi i fundit vjen nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).

Në raportin e fundit të publikuar këtë të enjte për Perspektivën Ekonomike Rajonale, BERZH thotë se ekonomia e Shqipërisë do të rritet me 8%, ndërsa në vitin që vjen ekonomia do të rritet me 3.7%. 

Shqipëria do të ketë rritjen e dytë më të madhe në Ballkan pas Malit të Zi, ekonomia e të cilit është parashikuar të rritet me 12.3%.

Në raportin e BERZH thuhet se ekonomia e Shqipërisë ka njohur rikuperim të fortë në periudhën e parë të vitit.

“Në tremujori i dytë i 2021, PBB-ja u zgjerua me gati 18 për qind pas një rikthimi të fortë në tregtia e brendshme si dhe rritja e vazhdueshme të industrisë dhe sektorit të ndërtimit. Konsumi familjar po përfiton nga rritja e remitancave”, thuhet në raport.

Ndikim në këtë rritje të ekonomisë sipas BERZH ka dhënë sektori i turizmit që thuhet se ka pasur rimëkëmbje të fuqishme në stinën e verës.

“Në qershor-gusht, numri i turistëve të huaj pothuajse barazoi shifrën e para pandemisë”, vijon më tej raporti.

Në vijim ekonomia e vendit sipas BERZH do të mbështetet nga rindërtimi i vendit.  Ndërkohë BERZH për Ballkanin ngre si shqetësim vaksinimin.

“Shkalla e ulët e vaksinimit, me variacione të konsiderueshme midis vendeve, dhe varësia nga kërkesa e jashtme shkaktojnë pasiguri të konsiderueshme në opinion afatshkurtër”, thuhet ndër të tjera në vlerësimin e BERZH.

Në një raport të mëparshëm BERZH priste një rritje ekonomike me 4.5%

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?