Pak kohë më parë Bes Kallaku ka njoftuar se do të publikojë një film të cilin do ta titullojë ‘Falco’. Së fundmi kanë dalë në dritë detaje që lidhen me kastin e filmit. Besi ka zgjehur si personazh krah tij këngëtaren e famshme Bleona Qereti.
Ajo ka lënë për pak Ameriken për t’u bërë pjesë e produksionit. Bleona ka publikuar në ‘Instagram’ një fotografi me gjithë stafin dhe përkrah saj ka shkruar:
“Faleminderit Bes Kallaku që më bëre të njoh një dimension komplet tjetër tëndin si artist. Një skenar i jashtëzakonshëm të cilit nuk mund t’i thosha “JO!”. “Falco” – një pasqyrim i frikshëm i realitetit shqiptar, po sigurisht i servirur me nota të larta humoristike në versionin komedi për publikun. Faleminderit të gjithë stafit të mrekullueshëm të “Falco” për këtë eksperiencë kaq të bukur. Ju dua Bleona”.
Komente
