VIP & Spektakël

Bes Kallaku frymëzohet nga Monika
Kryemadhi shet çizme në trotuar

5 Janar 2018, 23:21| Përditesimi:

  • Share
Pas fenomenit me gjuajtje këpucësh në kuvend ku u bë protagoniste Monika Kryemadhi aktori Bes Kallaku ka nisur “tregtinë e këpucëve”. Në videon humoristike Besi ka hapur në trotuar disa modele këpucësh për ti shitur ndërsa klienti i tij është aktori tjetër i humorit Erjon Isai.

Të dy artistët përpiqen nëpërmjet dozave të humorit ta sjellin ngjarjen e kuvendit në mënyrë artistike.

Në video dëgjohet Isai kur e pyet nëse ka këpucë të tjera, Besi ngre kokën lart e fillon të thërrasë me të madhe: “Edi Rama, Edi Rama…”Në moment, një palë taka bien nga lart dhe Erioni pyet: “O vëlla, ke magazinën në katë të dytë?”

“Jo o vëlla, ka shtëpinë Monika Kryemadhi!” i përgjigjet Besi.
 

 

Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Studentët dhe të rinjtë kujt duhet t’i japin prioritet: