Ish-ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka komentuar përfshirjen e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në fushatën e zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri.
Shahini përmes një postimi në rrjetin e saj social Facebook, shkruan se Kurti filloi mandatin e tij si kryeministër duke bërë opozitë në Shqipëri.
Ajo shtoi se bashkëpunimi organik mes shqiptarëve patjetër nënkupton edhe angazhimin politik përtej kufijve. Por, tentimi për opozitarizëm nga qeveria e Kosovës në Shqipëri la shije të keqe dhe mori përgjigjen e pritshme dhe të duhur.
Shahini shkruan se lajmi më i mirë i këtyre zgjedhjeve është ndëshkimi që votuesit i dhanë LSI-së, që sipas ish-ministres është një parti pa ideologji politike, që lëvizi herë majtas e herë djathtas, duke i shërbyer interesave të ngushta të udhëheqësit të saj.
Kujtojmë se 2 dita para zgjedhjeve parlamentare, ajo njoftoi se do të vinte në Shqipëri për të votuar për Partinë Socialiste.
Pasi ka kryer detyrën e saj si ministre Arsimit, nga 28 dhjetorit të 2018 deri në shtator të vitit 2020, është larguar për në Kosovë.