Festa e Strugës

Besart Ibraimi si vera, Struga dominon kundërshtarin në Conference League (GOLAT)

11 Gusht 2023, 09:37| Përditesimi: 11 Gusht 2023, 10:17

  • Share

SHKUP - Struga fitoi 3-1 kundër Hesperange, në ndeshjen e parë të turit të tretë të Conference League. Kampionët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut dominuan ndeshjen në Shkup, teksa vendimtar për djemtë e Shpëtim Duros ishte kapiteni Besart Ibraimi. 36-vjeçari shënoi tripletë në këtë duel, duke treguar se është nejriu kyç i ekipit.

Struganët dominuan skuadrën nga Luksemburgu, me ndeshjen që u zhbllokua në minutën e 21-të nga Ibraimi, kjo pas asistit të Radeskit dhe gafës së portierit mik. Në të 42 minutë, sërish Ibraimi nga pika e bardhë e penalltisë qetësoi Duron në stol, duke gjetur golin e dytë.

Fraksioni i dytë i lojës nisi me golin e miqve, teska Stolz në minutën e 46 shënoi për 2-1. Pas golit të pësuar ishte Struga që shtoi ritmin dhe gjeti golin e tretë po me Ibraimin në minutën e 77-të, po nga penalltia, këtë herë me "panenka".

Me këtë fitore, Struga pranë zonës play-off të Conference League, teksa do zhvillojë të enjten që vjen ndeshjen e kthimit në Luksemburg.

Ora 10:16
Struga pranë play-off, Shpëtim Duro: Pjesë e parë perfekte, gola të merituar

Struga fitoi 3-1 kundër Hesperange, në ndeshjen e parë të turit të tretë të Conference League. Pas ndeshjes për mediet foli trajneri i kampionëve shqiptar të Maqedonisë së Veriut. Shpëtim Duro tregoi se ishte një fitore e merituar.

"Edhe për sa i përket lojës por edhe rezultatit në këtë takim,  është një rezultat plotësisht i merituar, pjesa e parë normalisht ka qenë perfekte, kemi pasur kontroll të plotë të ndeshjes, kemi shënuar dy gola, por mund të shënonim edhe golin e tretë. Ndërkohë sa i përket pjesës së dytë, fati keq që pranuam gol dhe sigurisht që kishte disa momente që skuadra hyri  në tension, pastaj me disa lëvizje, me disa ndryshime arritëm të menaxhojmë mirë situatën, shënuam edhe golin e tretë. Jam i mendimit që ishte fitore jashtëzakonisht e bukur ndaj një skuadre që ka pasur rezultate shumë pozitive dhe ka qenë në këto momente shumë në formë", tha Shpëtim Duro.

Kujtojmë se Struga do luajë kundër Hesperange në Luksemburg, të enjten që vjen për ndeshjen e kthimit dhe nisur nga rezultati i ndeshjes së parë në Shkup, ekipi shqiptar në vendin fqinj është me një këmbë në zonën play-off të Conference League.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?