Artemis Malo, Tonin Gjuraj dhe Besart Kadia

Ndryshime në qeveri/ Ikin dy zëvendës ministra emërohen ambasadorë! Kadia në Azerbajxhan, Malo në Kanada

29 Maj, 16:14| Përditesimi: 29 Maj, 17:31

  • Share

Dy zëvendës ministra të Ministrisë së Jashtme Besart Kadia dhe Artemis Malo do të largohen nga detyra në këtë dikaster për tu emëruar ambasadorë.

Sipas vendimit të qeverisë Besart Kadia është larguar nga posti i zëvendës ministrit të Punëve të Jashtme dhe është emëruar ambasador në Azerbajxhan.

Ndërsa Artemis Malo, nga zëvendës ministre e Jashtme është emëruar ambasadore në Kanada. Edhe Tonin Gjuraj rikthehet nga bota e Akademisë në shërbimin diplomatik si ambasador në Kroaci.

Ndërkohë komisioni për Politikën e Jashtme zhvilloi sot një seancë dëgjimore me kandidatin për Ambasador në Ukrainë, Ernal Filo.

Në fjalën e tij Filo tha se hapja e ambasadës në Kiev tregon se vendi ynë po i jep rëndësinë e duhur vendeve dhe rajoneve që sot janë në qendër të fokusit diplomatik ndërkombëtar.

Sipas kandidatit për ambasador, një angazhim i tillë në vazhdimësi do ta mbajë Shqipërinë në listën e një ndër vendeve mike që iu gjendën pranë Ukrainës në momente të vështira.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Nora: 30/05/2024 02:52

    Kjo eshte administrata jone partiake: nga post politik zv.minister ne sherbim diplomatik! Bir Selman i nemes!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?