Zv. Ministër i Financave, Besart Kadia

Besart Kadia emërohet zv/ministër i financave

11 Nëntor 2020, 18:09| Përditesimi: 11 Nëntor 2020, 21:32

  • Share

Emërohet zëvendësministër i financave ish funksionari i PD Besart Kadia. Ky emërim erdhi pas largimit të zëvendësministres së Financave Belinda Ikonomi me 21 tetor pasi kishte dhënë dorëheqjen për arsye personale,

Kadia është pedagog dhe njëherësh njohës i mirë i ekonomisë, që tashmë do të ketë një rol të rëndësishëm edhe në menaxhimin e financave publike.

Por më herët Kadia ishte pjesë e partisë demokratike. Besat Kadia u prezantua nga Lulzim Basha si një nga prurjet e reja në Partinë Demokratike.

Në vijim Kadia ka mbajtur postin e sekretarit për sipërmarrjen në Partinë Demokratike. Lidhjet e Besat Kadisë me PD janë më të hershme, pasi babai i tij, Ilir Kadia ka qenë këshilltari për mediat i ish-kryeministrit Berisha, ndërsa ka pasur edhe raporte miqësore me të ndjerin Sokol Olldashi.

Ora 21:16
Krijoi një lëvizje politike që dyshohej se financohej nga mazhoranca, ja pse u shkarkua Besart Kadia nga Këshilli Kombëtar i partisë (Dokumenti)

Sipas një dokumenti të, PD ka shkarkuar ish anëtarin e Këshillit Kombëtar të kësaj partie, Besart Kadia më shumë se një vit më parë.

Arsyeja e shkarkimit të tij është pasi Kadia ka qenë nismëtar i një lëvizje politike "Alternativa" që sipas PD-së, ka qenë financuar nga mazhoranca.

Partia u krijuar si një alternativë e djathtë mbylli shpejt veprimtarinë.

Që nga data 5 nëntor 2019, Kadia nuk ka asnjë funksion në PD dhe sipas vendimit, nuk mund të ketë as në të ardhmen.

"Në mbështetje të nenit 9, 13, 27, 49 dhe 53 të statutit të Partisë Demokratike të Shqipërisë, Kryesia e PDSh-së, në mbledhjen e datës 05.11.2019. Pasi u njoh me faktin se z. Besart Kadia, anëtar i Këshillit Kombëtar të PDSH-së, është nismëtar i krijimit të lëvizjes politike "Alternativa" e financuar sipas informacioneve të verifikuara nga burime të dyshimta financiare të klientëve preferencial të Qeverisë" - shkruhet në dokumentin e PD-së.

Atij i është hequr e drejta për për t’u zgjedhur në strukturat e PD-së, për shkelje të parimeve bazë të funksionimit të PDSH, të sanksionuar në nenin 9 të Statutit të partisë.

Emërimi rreth pas muaj para zgjedhjeve të përgjithshme vjen pas lirimit nga detyra rreth një muaj më parë të Belinda Ikonomit, e cila u largua jashtë vendit për t’iu bashkuar familjes.

E.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Rrumpalla: 12/11/2020 10:14

    Ky tipi eshte fans i Gramoz Pashkos: tregu i lire, ceku i bardhe etj etj

    Përgjigju
  • Sifi: 12/11/2020 08:59

    A pranon Rilindja socialuste ne poste ,megjithse pushtetin e merr nga votat e tyre ? Mbi te gjitha pushteti se partia eshte fasade

    Përgjigju
  • Ggg: 12/11/2020 08:40

    O pikaaa, ne presim nga segmentet, segmentet bien vete brenda....

    Përgjigju
  • E verteta: 11/11/2020 23:58

    Eshte shume e thjeshte, oligarku samir mane e ka cuar me dhune atje. E ka cuar qe te kontrolloj kush po merr me shume lek nga oligarket, e ka cuar te kontrolloj se mos po e genjen çiraku i tij qe per fat te keq e kemi kryeminister sot. Kaq e thjeshte eshte, coj ushtarin e vet aty per te kontrolluar nga afer gjithcka. Le ta kuptojne militantet rilindas barkthare se kush e ka shtetin e parate e shqiptareve ne dore, e te hane m.t pastaj me komente te shajne bashen etj etj. Ikni flini gjume pa ngrene tani tutkunj.

    Përgjigju
  • Patrioti: 11/11/2020 22:06

    Pjese nga poezia "Marshi i socialisteve": Morem pushken dolem malit Te luftonim per Atdhe Ku e dinim ne te "zinjte" Se armiku ishim ne!!!

    Përgjigju
  • Bes: 11/11/2020 20:18

    Jane bere postet institucionale si me mare nje pale kepuce te reja. Pervec emocionit personal dhe plotsimit te nje endrre asgje nuk ndryshon nje titull me shume per CV nuk ndryshon.Ska ke keshillon ky, se per ata qe punon e keshillojn. Hajde befsh qef per sa kohe te jesh.

    Përgjigju
  • Turi: 11/11/2020 19:16

    E mori Zamir Mane edhe ministrine e financave.

    Përgjigju
    • Per Turin: 11/11/2020 21:00

      Zamir Mane e ka patur gjithmone ministrine e financave, gjithmone nje zv.minister e zgjedh ai

    • Deni: 11/11/2020 20:09

      Le ta mari Turi rendesi ka te jene njerez te pergatitur e te afte.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?