Moment nga ndeshja

Sport

Besëlidhja dominon sezonin e koshit, merr fitoren e 15-të radhazi! Mposht Tiranën në 'Farie Hoti'

2 Mars, 10:09| Përditesimi: 2 Mars, 10:11

  • Share

TIRANË - Të shtunën (1 mars) në mbrëmje Besëlidhja e basketbollit për meshkuj siguroi fitoren e 15-të radhazi në kampionat. Lezhjanët mposhtën 73-88 Tiranën në sallën sportive 'Farie Hoti' në kryeqytet.

Besëlidhja e Afrim Bilalit dominoi në të katërta periodat, duke treguar se këtë sezon titullin kampion mund ta humbasë vetëm vetë. Në çerekun e parë lezhjanët fituan 17-21, teksa në të dytin 17-19, duke mbyllur pjesën e parë me gjashtë pikë epërsi.

E njëjta 'melodi' vijoi edhe në çerekun e tretë, aty ku Tirana u mposht 25-32. Perioda e fundit foli sërish për Besëlidhjen 14-16 dhe me rezultatin final 73-88 u mbyll ndeshja në parket.

Paçka humbjes, më i miri në fushë me 18 pikë e shtatë kërcime në tabelë ishte Endrit Hysenagolli i Tiranës. Për Besëlidhjen Marcellus Garricks shënoi 16 pikë, Xhersido Hajdari 14 pikë dhe Joshua Angle 13 pikë.

Ndërkohë në ndeshjet e tjera të meshkujve, Teuta fitoi me Kamza Basket 92-76, ndërsa java përfundon sot me ndeshjen Apolonia - Vllaznia.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A nxorën primaret e PD-së kandidatët më të mirë për 11 majin?