Stadiumi “Besëlidhja”, i vetmi impiant sportiv i qytetit të Lezhës nuk do të ekzistoje më. Vendimi për ta shembur është përfundimtar, deklaroi kryebashkiaku Pjerin Ndreu dhe në vend të tij do të ndërtohet parking nëntokësor me dy kate, lulishte e kënd lojërash. Ndreu e bëri këtë deklaratë teksa inspektoi punimet për lulishten, që kanë nisur tek ish-fusha ku stërvitej ekipi i Besëlidhjes, ndërsa faza e dytë e projektit është shembja e stadiumit dhe ndërtimi i parkingut.
“Do jetë pedonale, dy kate parking, me lulishte shatërvan, fushë tenisi e vojelbolli. Kam dëgjaur pretendime për pronësinë e tokës, dua të them se toka është pronë e bashkisë. Këtu nuk do bëhen pallate, por ambient rekreativ për qytetarët”, tha ai.
Prej kohësh është folur për një stadium të ri, në periferi të qytetit por ende nuk ka asgjë konkrete mbi këtë projekt të dakordësuar me FSHF-në.
“Kemi diskutuar për një stadium jashtë qytetit, jemi duke konkluduar për tokën, kemi një ofertë ne si bashki. FSHF dhe qeveria kanë rënë dakord në parim”, vijoi Ndreu.
Besëlidhja, skuadra me histori që po shkon drejt 100-vjeçarit, luan ndeshjet e saj në
Shembja është kundërshtuar më herët nga opozita, e cila ka akuzuar Ndreun se po zapton tokën e stadiumit për të ndërtuar pallate.
Parkingun bëjeni underground, poshtë Stadiumit të rikonceptuar me lulishte edhe dyqane rreth e rrotull??!!
PërgjigjuMOS I PRISH FUSHAT E FUTBOLLIT O QELBESIRE,,,PRISHNI FUSHAT E FUTBOLLIT PER TE BERE PARKINGE MAKINASH,,,JU VRAFTE PERENDIA ME BUKE NE GOJE....
Përgjigju