Besëlidhja e Lezhës është shpallur fituese e Superkupës së Shqipërisë në basketboll për meshkuj, pasi triumfoi në finale ndaj Vllaznisë me rezultatin 89-73.
Takimi dhuroi emocione dhe rivalitet, sidomos në dy periodat e para. Lezhjanët e nisën më mirë ndeshjen dhe e mbyllën periodën e parë në avantazh 20-13, por shkodranët reaguan menjëherë duke fituar periodën e dytë 20-18.
Pas një periudhe të tretë të ekuilibruar (21-21), Besëlidhja shpërtheu në 10 minutat e fundit, duke dominuar dhe siguruar fitoren me një diferencë të theksuar, 89-73.
Ky sukses i jep Besëlidhjes trofeun e parë të sezonit, teksa lezhjanët janë kampionë në fuqi të Shqipërisë.
Komente
