‘Besëlidhja’ shpallet kampion në basketboll për meshkuj! Qytetarët festojnë me sportistët deri në mesnate

31 Maj, 14:31| Përditesimi: 31 Maj, 14:37

  • Share

“Besëlidhja” e ka festuar në sheshin kryesor të Lezhës me qindra qytetarë titullin e parë kampion në basketboll për meshkuj. Ekipi i drejtuar nga Afrim Bilali është pritur fillimisht në bashki nga kryebashkiaku Pjerin Ndreu që ka falenderuar sportistet dhe sponsoret për këtë sukses të arritur që bënë krenar një qytet të tere, ndërsa ka deklaruar se tashmë mbetet pjesë e rendesishme ndertimi i pallatit te sportit dhe sipas tij kjo do të ndodhë shumë shpejt.

 

Presidenti i ekipit Ylli Ujka nuk e ka fshehur krenarinë për suksesin qe e rendit edhe Lezhen ne listen e kampioneve në basketboll në një kohë kur askush se besonte. Festimet për titullin e parë kampion te Bëselidhjes në basketboll për meshkuj ka vijuar deri në orët e vona të mbrëmjes.

R.D//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?