Besëtytnitë e Vitit të Ri/ A duhet t’i besojmë ritualet fatsjellëse? Flet eksperti i okultit: Janë të vërteta, ja shpjegimi...( VIDEO)

17 Dhjetor 2020, 12:51| Përditesimi: 17 Dhjetor 2020, 12:55

  • Share

TIRANË- Viti i Ri është koha në të cilën një vit i ri kalendarik fillon numërimin. Në shumë kultura, kjo festë festohet në të njëjtën mënyrë, mirëpo besëtytnitë që besojnë kultura të ndryshme, janë të çudtishme. Në një intervistë në ‘’ Rreze Dielli’’ eksperti i okultit Altin Bogdani, foli për funksionin e këtyre besëtytnive dhe nëse duhet t’I besojmë apo jo.

 Ai u shpreh se rreth datës 22 deri në  25 dhjetor duhet të fillojmë të mendojmë pozitivisht, dhe të ndjekim disa rituale të cilat do të na ndihmojnë të fillojmë vitin e ardhshëm më mbarë:

‘’ Ajo që quhet si Krishtlindje në fakt është një mit,dhe kur thuhet për Krishtlindje do të thotë që Dielli nga data 22 deri në datën 25 rri në pozicion të palëvizur, nuk lëviz fare domethënë as nga veriu as nga jugu dhe ky quhet edhe stolisisi i dimrit, si ritual për të sjellë një jetë sa më progresive, sa më të paqtë, në raport me vitin që kemi lënë pas’’ tha ai.

Gjatë shpjegimit të besëtytnive të ndryshme fatsjellëse për vitin e ri, ai u shpreh se skocezët janë shqiptarë, duke theksuar se skocëzët kanë kulturë dhe tradita identike me atë shqiptare:

‘’ Praktikisht origjina e tyre është shqiptare, prandaj si ne shqiptarët si skocezët e kemi të njëjtë këtë. Kjo vjen që nga lufta e Trojës, kur ra Troja praktikisht familjet princërore prej Andardanit, u detyruan që të largohen. Gjithmonë kur rrëzohet një qytetërim ose një perandori, prijësit e atij qytetërimi, janë të destinuar që të ikin dhe ata kanë emigruar, domethënë nga Shqipëria në fillim në Itali, një pjesë qëndroi aty, një pjesë tjetër iku në Skoci. Dhe skocezët kanë tradita dhe kulturë tipike si ne shqiptarët madje dhe temperamentin e kanë njësoj si ne, kemi të njëjtin temperament. Prandaj dhe ne kulturalisht përputhemi jashtë mase’’ u shpreh ai.

Një ndër ritualet më të përdorura për një Vit të Ri sa më të mbarë është përdorimi i shegës. Sipas ekspertit të okultit, kjo rezulton vërtet si një ritual shumë fatsjellës.

''Kulti I shegës ka ngelur në Turqi nga epoka e Konstandinit dhe është fatsjellëse, është e vërtetuar shkencërisht përshembull që të gjtihë njerëzit që kanë probleme sidomos me zorrën e  trashë, me fosfatotinën dhe përgjithësisht kur ne ushqehemi në një mënyrë jo të mirë,dhe shega është një ndër frutat shumë të mirë dhe efiçent për pastrimin e zorrëve ‘’ shpjegoi ai, duke theksuar se nga të mirat që përfitojmë prej saj ka ardhur edhe besëtytnia e ngrënies së shegës si një mënyrë për të pasur një vit të mbarë'' tha ai. 

Ndërsa i pyetur se si pritet të jetë Viti i Ri 2021, ai u shpreh se do të kemi një vit të mbarë dhe më me fat se ky që po lëmë pas.

D.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?