Besi dhe Xhensila bëhen prindër për herë të dytë, ja emri i veçantë që zgjodhën për djalin

11 Nëntor 2023, 14:35| Përditesimi: 11 Nëntor 2023, 14:40

  • Share

Çifti i shumëpërfolur i showbizzit shqiptar, Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj janë bërë prindër për herë të dytë, duke u shtuar me një djalë.

Si një bekim në jetën e tyre familjare dhe si fundi i çdo lutje, çifti e kanë quajtur djalin Amen.

“Ashtu si mbyllet fundi i cdo lutjeje me Amen, ashtu u mbyllen dhe ditet e pritjes tende Amen!!! Ashtu qoftë, eshte kuptimi i fjales Amen, ne dakortesi me Zotin per ty, ashtu qofte! Per cdo Haleluja ka nje Amen, per ty Amen ka nje Haleluja!”, shkruan Besi në rrjetet e tij sociale.

Këngëtarja Xhensila Myrtezaj vendosi që për shumë muaj ta mbante jashtë vëmendjes shtatzëninë e saj të dytë, e madje u përfol për një krizë mes çiftit. Por tashmë çdo thashethem është lënë pas krahëve, dhe familja e tyre është bërë më e madhe me Ajkën dhe Amen.

K.M//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Bim: 11/11/2023 17:19

    Zot jepi mend shqiptarve ne momentin e zgjedhjes te emrit te femijve, jena ba qesharak. Amen

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?