Besimi në Zot më i fortë se COVID-i, qindra qytetarë në kishën e Laçit! Nis pelegrinazhi i 13 të martave

16 Mars 2021, 14:01| Përditesimi: 16 Mars 2021, 17:07

  • Share

LAÇ- Ka nisur pelegrinazhi 13 javor në kishën e Shna Ndout në Laç. Besimtarë të shumtë i kanë sfiduar pandeminë dhe i janë drejtuar këtë të martë këtij vendi të shenjtë për të gjetur ngrohtësi shpirtërore, duke adresuar lutjet e tyre për qetësi, shëndet, harmoni dhe begati.

Janë nga çdo skaj i vendit dhe përfaqësojnë besime të ndryshme por janë të devotshëm në Kishën e Shna Ndout pasi besojnë në mrekullitë e sajë.

Përfaqësuesit e Kishës thonë se përgjatë gjithë këtyre javëve të pelegrinazhit do të jenë në shërbim të besimtareve.

Pelegriazhi në kishën e Shna Ndout në Laç përfundon me 13 qershor kur është dhe festa e këtij shenjti, teksa për 13 të marta ky vend i shenjtë vizitohet nga mijëra pelegrinj përgjatë të martave.

1615899859_Kishaelaci.jpg

 

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Toni: 16/03/2021 21:03

    Vetëm injorantët dhe budallenjtë janë më të fortë se covidi...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?