Besimi i verbër i koncensionarit se siguria në Rinas është OK, si u injorua paralajmërimi i Policisë para grabitjes

15 Prill 2019, 13:03| Përditesimi: 15 Prill 2019, 15:06

  • Share

30 qershori i vitit 2016 do të nxirrte në pah për herë të parë se siguria në Rinas mund të cënohej edhe nga një palë pinca.

Futja e Aleks Pepës duke këputur zinxhirin dhe duke u futur në pistë nga ku grabiti miliona euro nuk do të ishte i vetmi rast që herë pas herë mes policisë e TIA-s të kishte përplasje për kushtet e sigurisë në aeroport.

ReportTv ka siguruar letërkëmbimin e kreut të policisë të Rinasit, Përparim Dema me TIA-n, ku ai ngre shqetësimin se në portat e emergjencës, nga ku hynë e dolën edhe grupi i Admir Murataj, nuk ka siguri.

Sipas dokumentacionin të cilin ReporTv disponon Dema shkruan: “më 09.09.2017 shtetasi Eduart Gega ka mundur të çajë rrethimin duke prerë rrejtën me një palë pinca duke u futur në pistën për afro 150 m”.

Nga këqyrja e pamjeve filmike - shkruan policia e Rinasit - duket mungesa e ndriçimit artificial në zonë ku pista kufizohet me Komandën e Forcave Ajrore. "Nga veprimet në tërësi na rezulton; se përveç ndriçimit artificial mungojnë sensorët e rrjetës së telit në perimetrin rrethues të pistës”.

Po ky komunikim ripërsëritet në Maj 2018 përkatësisht më 7 Maj ku policia e Rinasit thotë “në portat që janë në gardhin rrethues dhe konkretisht në portën në krahun verior dhe në portën në krahun jugor të gardhit rrethues masat e sigurisë janë po ato të njëjtat dhe nuk është marrë ndonjë masë shtesë.

Për sa më sipër kërkojmë nga ju marrjen e masave të menjëhershme me qëllimin eliminimin e mangësive të konstatuara.

Këtyre shqetësimeve të policisë Rinas, TIA u përgjigjet më 11 Maj 2018 me anë të kësaj shkrese “për qartësinë tuaj, aktiviteti dhe masat e ndërmarra nga TIA, nëpërmjet nëkontraktorit të saj për ofrimin e sigurisë së aviacionit në aeroport janë lehtësisht të dallueshme nga masat dhe përgjegjësit për ruajtien e sigurisë publike”.  "Megjithatë përsa i përket çështjeve të cilat lidhen me masat e sigurisë ta zbatuara në aeroport Komisariati i Policisë së Rinasit duhet të adresojë komunikimet përkatëse drejtpërdrejtë tek autoriteti i aviacionit civile”.

Këto shkresa tashmë janë sekuestruar dhe janë pjesë e grupit hetimor në Prokurorinë e Krimeve të Rënda aty ku pritet që të thirren për deklarime edhe personat që kishin tagrin për të shtuar masat e sigurisë që për të tretën herë u cënuan në Rinas

Pikërisht në atë portë që Policia denoncoi si me probleme, u përdor nga grabitësit për të marrë 10 milionë euro teksa po ngarkoheshin në avion më 9 prill.

 

G.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kasem gahinji: 15/04/2019 14:41

    Mbeshtes mendimin e redit

    Përgjigju
  • redi: 15/04/2019 14:26

    Duke pasur parasysh sygjerimet e Policise se shtetit dhe neglizhencen e koncensionarit dhe perserutja e vjedhjeve te parave ne banka , i lind e drejta bankave dhe shtetit shqiptar ,te padis koncensionarin dhe gjithashtu te shihet dhe kontrata korruptive qe ka firmos hajduti Nano me TIA- n

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?