Besimtarë bektashinj kanë festuar Ditën e Ashures sot, e cila konsiderohet si dita më e rëndësishme për ta. Dita e Ashures cilësohet si dita e martirizimit të Imam Husejnit, i cili u rrethua në shkretëtirën e Qerbelasë 1400 vite më parë dhe u vra së bashku me një numër të madh besimtarësh të tjerë për të shpëtuar fjalën e vërtetë të Zotit dhe Islamit. Me rastin e kësaj feste në Kryegjyshatën Botërore u zhvillua një ceremoni ku u përkujtua dita e rënies heroike të 72 dëshmoreve.
Gjatë fjalës së tij, Baba Mondi uroi të gjithë besimtarët bektashianë. prej muajsh shqiptarët dhe e gjithë bota po përballen me pasojat e pandemisë së COVID-19, i cili ka kufizuar shumë prej riteve fetare.
Kryegjyshi pohoi se për shkak të situatës me pandeminë e COVID-19, shpreson që besimtarët t’i kthehen riteve fetare.
"Me durim për t'i bërë ballë kësaj sprove me kurajë për të përballuar edhe kohërat më të vështira për gjithë shoqërinë njerëzore, ne po ia dalim se për asnjë rast se kemi humbur dhe s'do e humbim besimin tek Zoti lart e mirësitë e tij universale", tha Baba Mondi.
NGA OFICER I ENVER HOXHËS MONDI NA U BO BEKTASHJAN O ZOT NA MYTËN MASHTRUSIT. O PIK E ZEZ ÇE KA GJET SHQIPRIN KUSH TË MASHTROI MË SHUM.
Përgjigju